web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eduard Ndocaj vazhdon denoncimet/ 279 mije euro logjistike per PS-ne

19 Mars 2015, 22:32, Aktualitet CNA

Kandidati per deputet i Partise Socialiste Eduard Ndocaj ka vazhduar denoncimet e tij per shpenzimet maramendese ne fushate. Ndocaj ka publikuar me dhjetra foto ne facebook dhe me poshte edhe tabelen e shpenzimeve. Eduard Ndocaj disa dite me pare shpalli zhgenjimin e tij te plote nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama. Ai menjehere u sulmua nga PS-ja ne Lezhe duke e akuzuar se nuk kishte qene kurre anetar i PS dhe nuk kishte asnje kontribut per kete force politike.

Ndocaj shkruan:

279.4 mije euro vetem logjistike per PS

Meqe ata te papasmit dhe ata te paqenet po mundohen te gjejne te pa qenat e te me kundershtojne per shpenzimet e mia, kete here po ju deshmoje faturen time pre 279.4 mije euro vetem logjistike. Pra, mjete, adeziv, bileta, siguracione e demtime apo riparime.

56.000 euro makina te sjella nga Milano ne Lezhe vetem per fushate
11.400 euro bileta avioni
12.000 euro adeziva makinash
2.800 euro siguracione mjetesh
20.000 euro sherbime e goma makinash
90.000 euro nafte
4.200 euro qira zyrash
10.000 euro flamuj
10.000 euro posterà
40.000 euro mitingu ne Shkoder
35.000 euro dy mitingje ne Lezhe

Publikimi radhes do te jene fatura e drekave, darkave te drejtuesve te PS ne Lezhe dhe te elektoratit.

Eduart Ndocaj

ja fotot:





Lajmet e fundit nga