Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Julia Ioffe
Tashmë po bëhet më shumë se një javë që askush nuk e ka parë presidentin rus, Vladimir Putin. Ai pati një takim mondan me kryeministrin Italian Matteo Renzi më 5 Mras, dhe më pas? asgjë. Që prej kësaj kohe, Putin nuk është parë në public dhe hapësira e blogjeve ruse nuk mund të flasë për gjë tjetër.
Presidenti I tyre nuk u duk në një numër eventesh, përfshirë një takim me gjykatësit dhe kazakët, me të cilët duhej të takohej këtë javë, thanë se presidenti rus ishte I sëmurë. Ata me shpejtësi ndryshuan version kur Kremlini e mohoi një gjë të tillë. Kremlini nisi të mbushte lajmet me axhendën e Putin, televizioni shtetëror nisi të transmetojë lajme të takimeve që planifikohen në të ardhmen, sikur ato të kishin ndodhur tashmë, në mënyrë që të tregonte se Putin ishte gjallë mjaftueshëm sa të marrë pjesë në to.
Dmitry Peskov, zëdhënësi mustaqelli i Putin ka gjithë javën që këmbëngul se bosi I tij jo vetëm që merr frymë, por ?po thyen krahun? me aq shumë shtrëngime duarsh.
Jo surprizë, ky kombinim, simulimi aktiv dhe frenetic, dhe mohimi që diçka po ndodh, është përfekte për internetin. Hashtagu
#PutinIsDead nisi të jetë në modë në Tëitterin rus dhe blogjet ruse nisën të tjerrin teoritë se çfarë ndodhi me liderin e shtrenjtë levend, me versione njëri më absurd se tjetri.
Pati madje edhe një letër anonime që pretendonte se vinte nga I punësuar në spitalin e elitave në Moskë e që thoshte se Putin kishte pësuar një goditje cerebrale dhe dergjej në spital. Pati mesazhe të tjera frenetike nga njerëz që njihnin njerëz në ambasadën ruse në Londër që deklaronin se ata po e braktisnin Londrën në masë, e se do të kishte një njoftim brenda tre orësh, njoftim që nuk u bë kurrë.
Pati një raportim (fals) nga shërbimi I shtypit në Kremlin që u kërkonte korrespondentëve të huaj të mos largoheshin nga Moska për të mos humbur një njoftim madhor gjatë fundjavës.
Një ish-ndihmës I Putin që jeton në Uashington parashtroi se Putin ishte rrëzuar nga pushteti nga siloviki (të fortët) me anë të në grushti shteti. Ramzan Kadyrov, kreu I Republikës Çeçene dhe brohoritësi më I madh I Putin, shkroi një postim të çuditshëm në Instagram në lidhje me besnikërinë e tij ndaj Putin, ?pavarësisht nëse Putin është në pushtet apo jo?.
Madje pati moment kur Putin u gjet, në afërsi të Ticinos në Zvicër ku, sipas një tabloidi local, e dashura gjimnaste e Putin,
Alina Kabayeva kishte lindur një fëmijë. Shpresat u venitën kur Peskov u shfaq sërish për të thënë se kjo ishte pavërtetë. Në këtë kohë, ai po kapte nivele të reja dëshpërimi. ?Po, e kemi thënë me qindra herë?, lehu ai për një gazetar të Reuters I cili I telefonoi për ta pyetur nëse Putin gëzonte shëndet të plotë. ?Nuk është më për të qeshur?.
Kjo është në pjesën më të madhe një krizë nga ato që sajon Kremlini. Nëse Peskov nuk mund të bëjë që Putin të shfaqet, gjëja më e zakonshme është të furnizosh mediat me një shpjegim të arsyeshëm, si psh ?Presidenti ka rënë në shtrat me një rast të vështirë gripi por po ndjek të gjitha trajtimet dhe do të jetë në detyrë shumë shpejt?.
Por, një deklaratë e tillë është e pamundur të bëhet për dy arsye. Së pari, burrat mashkullorë nuk sëmuren. Imazhi I kultivuar me kujdes I Putin qëndron në idenë se ai nuk tregon kurrë dobësi, që është kyçe në Rusinë hiperkonkurruese. Nëse dikush tregon dobësi, atëherë ai është ajo dobësi, dhe si rrjedhojë një pre. Kjo shpjegon përse Putin nuk kërkon kurrë falje, dhe në raste të rralla kur ai kthen pas ndonjë vendim, e bën këtë shumë kohë pasi vështrimi I publikut apo protesta ka kaluar. Putin është lideri kombëtar dhe nuk pranon se ka gabime. Nuk është në nivelin e liderëve kombëtarë të bëjnë gjëra të tilla frikacakësh.
Problemi I dytë është se askush nuk do ta kishte besuar Peskovin. Gripi do të ishte bërë ?arsyetimi? i atij vetë dhe njerëzit do të nisnin të bënin analizën gramatikore të njoftimit për të dhëna rreth vdekjes secrete të Putin apo goditjes cerebrale secrete apo ndonjë tumori secret.
Kjo për arsyen se Kremlini I ka bërë fshehje të tilla më parë. Siç vë në dukje kolumnisti Leonid Bershidsky në ?Bloomberg View?, agjenti I shtypit të Boris Yeltsin u bë ekspert në përralla të tilla, meqënëse Yeltsin do të zhdukej në mënyrë periodike në kohë kritike, ose në ndonjë dehje ose për shkak të ndonjë ataku kardiak. Putin vetë është zhdukur për pak në vitin 2012, pasi ai dëmtoi shpinën në një ndeshje xhudoje, sipas presidentit bjellorus, Aleksandr Lukashenko. Përpara kësaj, ai pati edhe një mungesë të shkurtër pas së cilës Putin u rishfaq me një fytyrë dukshëm të mbufatur e pa rrudha. Ai u ul mes audiencës së një shfaqjeje komike dhe ndërsa kamerat fokusoheshin tek ai, bëri të pamundurën për ta bërë fytyrën e tij të re të buzëqeshte.
Ndërkohë, ka edhe kohë shumë më kritike kur liderët rusë janë zhdukur. Nën goditjen e pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik në qershor 1941, Josef Stalin pati zhdukjen e famshme në 10 ditët e para dhe kyçe të luftës. Ndërsa fushata ushtarake u shtri në territorin sovjetik, duke gëlltitur divizione të tëra njëri pas tjetrit, Stalini u fsheh në zyrë, në agoni dhe duke mos iu drejtuar popullit sovjetik po aq të goditur e të terrorizuar. 50 vjet më pas, në gusht 1991, sekretari I Përgjithshëm sovjetik, Mikhail Gorbachev bënte pushimet në daçën e tij në Krime kur ndjekësit e vijës së ashpër në kabinetin e tij pothuajse e barrikaduan duke I ndërprerë të gjitha lonjat e komunikimit.
Publikisht, ata njoftuan se ?për arsye shëndetësore?, Gorbachev nuk mund të drejtonte më vendin. Ndërkohë, ndjekësit e vijës së ashpër nxorrën tanke në rrugët e Moskës.
Mund të shihet përse disa në Rusi I ka kapur paniku tashmë, ose e shfaqin parehatinë e tyre me humor. Sigurisht që nuk vjen në ndihmë as koha veçanërisht nervoze për vendin. Ka luftë me Ukrainën, ekonomia po vuan për shkak të sanksioneve dhe çmimit të naftës, të ulët në nivel historik, ndërsa së fundmi lideri I opozitës, Boris Nemtsov u qëlluan për vdekje disa hapa nga Kremlini. Ekziston një ndjesi në Moskë se makinës po I dalin rrotat. Për klasën ?çatuese? të Moskës, zhdukja e Putin konfirmon këtë ndjesi.
Ndërsa për pjesën tjetër të Rusisë, nëse thashethemnaja për mungesën misterioze të Putin nuk përfundon në ekranin e televizionit, zhdukja nuk ka ndodhur, pasi 90 për qind e popullsisë ruse, e ka televizionin burimin kryesor të lajmeve.
Dhe, madje nëse ata do ta dinin zhdukjen, kjo do të ishte një ngjarje politike si gjithë të tjerat për shumicën e rusëve, përveç nivelit të pagave. Kur vjen puna për intrigat politike, qëndrimi mbizotërues jashtë qarqeve liberale të Moskës është një qëndrim gjysmëfetar dhe vjen nga kultura bizantike. Ashtu si liturgjia që përgatitet pas mureve me ikona që ndajnë altarin nga të vdekshmit, kështu janë edhe manovrat politike: Ne nuk jemi veçse të vdekshëm të zakonshëm, të paaftë të kuptojmë mistere të tilla, le të merren profesionistët me to.
Problemi është që profesionistët nuk po i menaxhojnë më edhe aq mirë. Pas 15 vjetësh në pushtet, Putin e ka personalizuar kaq shumë sistemin saqë bëhet tepër e vështirë për shtetasit e tij të përfytyrojnë një Rusi pa të. Pothuajse gjysma e rusëve që u pyetën në një sondazh të fundit, thanë se dëshironin që Putin të shërbente si president edhe për një mandate të katërt, duke nisur nga 2018. Ky numër është më shumë se dyfishuar në një sondazh pak muaj më parë. Dhe nuk është thjesht vetëm për vizionin. Sistemi I Putinit i ?kontrollit manual?, apo mikromenaxhimit të vendit, ka dëmtuar rëndë institucionet e Rusisë. Të vetmet institucione që Putin ka forcuar janë shërbimet secrete.
Kjo gjë tregon përse liberalët rusë janë kaq të shqetësuar dhe, çuditshëm, absolutisht shpresojnë për rishfaqjen e Putin. Dy javë më parë, një nga liderët e tyre kryesorë u vra. Tjetri,
Alexey Navalny, praktikisht ka pranuar se opozita është neutralizuar dhe margjinalizuar. Dhe, nëse Putin ka ikur, ata me siguri nuk do të jenë ata që do të marrin pushtetin. Do të jenë ?të fortët? e vërtetë.
j.p
Washington Post
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian po përpiqen të g...
Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije ka ndodhur dit...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social F...
Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në...
Libraria “Bertrand” që ndodhet në Lisbonë të Portugalisë për...
Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas ...
Dialologu letrar kosovaro-serb, i nisur në Leipzig në vitin ...
Rusia e cilësoi sot ”fiktive” rezolutën shumë kritike kundër...
Deputeti Tom Doshi dhe Durim Bami, i akuzuar prej tij si per...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë pjesë sot në ...
Është ekstraduar nga Italia ditën e sotme shtetasi Kreshnik ...
Një konfikt për pronën ka çuar në vrasjen e një 20 vjeçari n...
Dy skica potretesh artistike të Mahir Domit e Dhimitër Shute...
Filmi “Heroi” i regjisorit kosovar Luan Kryeziu ka fituar ed...
Sigurisht që sytë nuk janë si flokët. Pas 75 vjetësh duket s...
Dhjetëra mijëra minoritete etnike të Londrës Lindore janë py...
Një fëmijë 8 vjeçar është përplasur ditën e sotme nga një ma...
Në përrallat shkencore, robotët zakonisht janë përshkruar si...
Gjykata e rrethit Berat ka dënuar me 12 vjet burg autorin Ba...
Policia e Milanos ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...