web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akademia e Sigurisë/ Certifikohen 25 trainerë për policinë FLO

6 Mars 2015, 18:14, Aktualitet CNA

Më datën 06.03.2015, në ambjentet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e çertifikimit për Trainer të Punonjësve të Policisë të Focave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

 

Për  një muaj  në Akademinë e Sigurisë , u trajnuar 25 oficerë të zgjedhur të FLO.

Nga këta, 21 prej tyre  u çertifikuan , pasi kaluan me sukses modulet e trajnimit të përcaktuara dhe miratuara për trainer, ndërsa 4 perj tyre nuk u kualifikuan .

Këta oficerë të kualifikuar për trainer , do të trajnojnë  punonjësit e Policisë të FLO,për kurse të specializuara për FLO,  sipas programit të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit .

Në ceremoni ishte i pranishëm Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil MEMA si dhe Drejtori i FLO Niko Brahimaj.





Lajmet e fundit nga