SHBA/Policia kërkon drogën në dyshek, gjen 15 tonë marijuanë
Kur kërkon për gjëra të fshehura, një vend i mirë për të par...
Dhjetëra mijëra vetë dolën dje në një marshim në Moskë, për të nderuar kujtimin e udhëheqësit të opozitës Boris Nemtsov, i cili u vra javën e kaluar kur po ecte pranë Kremlinit. Vrasja e kritikut të ashpër të udhëheqjes ruse është komentuar si akt hakmarrjeje nga Presidenti Putin, i cili akuzohet se ka krijuar një atmosferë frike dhe urrejtjeje në Rusi.
Aktivisti i opozitës, Boris Nemtsov pritej të udhëhiqte një protestë anti-qeveritare lidhur me krizën ekonomike dhe luftimet në Ukrainë. Por ai u qëllua për vdekje disa metra larg simbolit rus të fuqisë dhe autoritetit.
Mikhail Kasyanov, ish-kryeministër nën Presidentin Vladimir Putin, fajësoi histerinë nacionaliste pro-Putinit për këtë vrasje.
?Mjafton të shohësh se çfarë parullash mbanin në tubimin e fundit. Ata shpreheshin hapur: të shkatërrojmë kolonën e pestë. Borisi ishte kundër kësaj fryme dhe luftoi kundër saj?.
Zoti Kasyanov thotë për Zërin e Amerikës se vrasja mund të shtyjë edhe rusë të tjerë ta kuptojnë se autoritetet po ushqejnë frikë dhe urrejtje:
?Shumë rusë nuk do të qëndrojnë indiferentë ndaj vrasjes së Nemtsovit. Jam i bindur se njerëzit kanë filluar t?i analizojnë gjërat?.
Nën masa të forta sigurie, nën një qiell të zymtë dhe në një atmosferë solemne, marshuesit mbanin tabela ku shprehnin se nuk kishin frikë. Por ka edhe nga ata që e presin me shqetësim të ardhmen:
?E dua shumë vendin tim dhe jam shqetësuar shumë nga këto zhvillime. Pa dyshim që do të flas kundër tyre. Edhe Nemtsovi fliste kundër tyre dhe prandaj e vranë. Kjo do të thotë që edhe mua mund të më vrasin?.
Megjithë pjesëmarrjen e lartë, kjo turmë përfaqëson pakicën. Ata vranë një figurë që po luftonte për lirinë dhe të ardhmen e vendit, thotë inxhinieri Leonid:
?Nuk di se çfarë do të sjellë e ardhmja. Dikur ekzistonte ?Perandoria e së Keqes?. Tani kemi ?Perandorinë e Gënjeshtrave?. Propaganda e Putinit është shumë e fuqishme. Njerëzit mashtrohen. Prandaj nuk mund të bindësh dot shumicën, vetëm pjesa më e ndërgjegjshme ka dalë?.
Nemtsovi po përgatiste një raport mbi mbështetjen që Rusia u jep kryengritësve në Ukrainë; Kremlini këmbëngul se nuk ka lidhje me separatistët.
Udhëheqësi i opozitës Ilya Yashin thotë se një ditë para vrasjes së Nemtsovit kishte diskutuar me të mbi raportin.
?Ai më tha se kishte në plan të mblidhte prova për praninë e ushtarëve rusë në Ukrainë. Për fat të keq nuk arrita të mësoj hollësitë?.
Në një intervistë ekskluzive që dha për Zërin e Amerikës në shtator, Boris Nemtsov tha se luftimet në Ukrainë do të ndaleshin vetëm kur të ndalej Putini. Ai u shpreh se Rusia po bëhej një shtet fashist.
?Çfarë është fashizmi? Një sistem një partiak. Këtu kemi një sistem një partiak. Fashizmi është propagandë e stilit të Gebelsit. Këtu kemi një propagandë të tillë?.
Presidenti Putin po mbikqyr punën e agjencive që po hetojnë vrasjen e Nemtsovit. Ai e ka cilësuar vrasjen, një akt provokativ.
Megjithë bujën që ka shkaktuar, të paktë janë ata që besojnë se do të gjenden autorët e vrasjes.
Marrë nga VOA
Kur kërkon për gjëra të fshehura, një vend i mirë për të par...
Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit mund të përmby...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi apeloi për ndër...
Lideri në largim i Namibisë, Presidenti Hifikepunye Pohamba ...
Një 25 vjeçar nga Podujeva, por që jetonte prej kohësh në Lo...
Një video ku shihet sesi policia në Los Anxhelos qëllon për ...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry takoi homologun rus...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nisi vizitën zyr...
Skandali i përfshirjes së femrave të njohura në prostitucion...
Parisi ka bërë “gabim historik” që ka njohur pavarësinë e Ko...
Peniani lëshoi dy raketa me rreze të shkurtër në bregun e sa...
Iraku nisi operacionin ushtarake për rimarrjen nën kontroll ...
Qeveria e koalicionit e kryeministrit Taavi Roivas pritet t...
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro tha në një tubim dje s...
Politikani i opozitës ruse Boris Nemtsov, një kritik i hapur...
CNN kërkoi falje pas një gafe teknike për shkak të së cilës,...
Qeveria turke planifikon një ligj të ri penal për demonstrat...
Një grup local aktivistësh njoftoi se Shteti Islamik ka liru...
Presidenti egjiptian, Abdel-Fattah el-Sissi vizitoi Arabinë ...
Për të tretin vit radhazi, senatori republikan me lidhje të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...