Prokuroria: Tritolin në farmaci e vuri i arrestuari Lumian Matmuja
Lumian Matmuja,konsiderohet nga prokuroria si personi që ka ...
Nuk ka dyshim se, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë u shërben interesave të Henri Çilit dhe piramidës së tij arsimore. APAAL paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesin publik dhe garantuar cilësinë e arsimit të lartë, por kjo agjensi është thjeshtë një zgjatim i Henri Çilit. Ndërsa doktoraturat në universitetin publik janë bllokuar prej dy vitesh, APAAL është mbledhur me urgjencë në fillim të muajit shkurt, për t?u hapur rrugë doktoraturave të Universitetit Europian të Tiranës, përkatësisht Henri Çilit.
Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama është apo jo në dijeni për këtë maskaradë me arsimin e lartë, por APAAL ka hedhur një tjetër hap për të favorizuar për Henri Çilin, duke falimentuar universitetet publike. Me datën 5 Shkurt, APAAL ka firmosur doktoraturat e Henri Çilit në dhjetëra profile studimi, ndërsa urdhrat e akreditimit janë mbajtur të fshehtë. ?Urdhërin nr. 47 dt. 05.02.2015, shkenca sociale me profile; Shkenca Komunikimi, Shkenca Politike dhe Marrëdhënia Ndërkombëtare, Sociologji-Antropologji Sociale, Psikologji-Pedagogji. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit. Akreditimi urdhër nr. 47 dt. 05.02.2015 shkenca ekonomike me profile; Financë, menaxhim, ekonomi dhe zhvillim i qëndrueshëm, menaxhim i sistemeve të informacionit. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit.
Akreditimi urdhër nr. 47 dt. 05.02.2015, shkenca juridike me profile; E drejtë publike, e drejtë ndërkombëtare, e drejtë civile, e drejtë biznesi. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti Juridik?, janë urdhërat e APAAL. Nuk kuptohet arsyet se pse APAAL i fsheh këto urdhra, pse e fsheh procedurën e akredimit, pse fsheh përmbajtjen, bazën ligjore dhe kriteret.
Reagimi i APAAL
Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, më në fund, ka thyer heshtjen, pas shqetësimeve dhe dyshimeve rreth historisë së bllokimit të doktoraturave për universitetet publike dhe miratimit, në të njëjtën kohë, të 360 doktoraturave për Universitetin Evropian të Tiranës, universitet i cili, sipas një raport-kontrolli të Ministrisë së Arsimit, nuk plotëson asnjë kriter jo vetëm për zhvillimin e ciklit të studimeve të nivelit të tretë, por as të nivelit të parë.
Për arbitraritetin, mungesën e transparencës dhe klientelizmin që reflekton ky vendim, në redaksinë e gazetës SOT kanë ardhur disa ankesa dhe reagime. Po ashtu, ka pasur një reagim publik nga dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rokaj si dhe nga dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Altin Shegani, pa përmenduar reagimet nga palët politike. Për gazetën SOT, kemi të bëjmë me një pazar me të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Shumë të rinj, që aspirojnë të shkollohen në vendin e tyre, detyrohen të paguajnë 7.5 mijë euro tek UET, duke u hequr atyre mundësinë të kryejnë studimet e doktoratës në universitetin publik shqiptar, me një traditë 60-vjeçare. Sipas nesh, kemi të bëjmë me një akt korruptiv, me përdhosje të akteve ligjore dhe nënligjore, me manipulime dhe favorizime, me pasoja penale.
Dyshimet
Dyshimet shtohen më tej kur Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Drejtoria për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit janë futur në bunker. Ndaj, në interes të publikut dhe në adresim të shqetësimit të universiteteve publike, gazeta SOT, do të dëshironte që, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në radhë të parë, të qartësonte këtë situatë, duke paraqitur pretendimet dhe variantin e saj, si një agjensi që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pikësëpari për transparencë dhe për të garantuar cilësinë e arsimit të lartë. Pyetja është shumë e thjeshtë. Pse i detyroni të rinjtë të shkojnë tek Henri Çili, duke paguar 7.5 mijë euro dhe nuk lejoni të doktorohen në sistemin publik me 2 mijë USD? Pse janë pezulluar doktoraturat për universitetet publike? Çfarë kriteresh nuk plotësojnë? A ka një raport për kontrollin e tyre? A i plotëson kriteret UET? A i keni miratuar 360 doktoratura për Henri Çilin? Nëse po, pse nuk i publikoni? Gazeta SOT, i kërkon publikisht Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, që t?iu përgjigjet pyetjeve rreth rolit në pezullimin e doktoraturave për Universitetin e Tiranës si dhe për ligjshmërinë e UET, për të zhvilluar programin e ciklit të tretë të studimeve.
Pritshmëria e opinionit publik
Teksa opinioni publik priste një reagim zyrtar nga APAAL, për të adresuar të gjitha shqetësimet, në lidhje me doktoraturat dhe ligjshmërinë e akreditimit të programeve të ciklit të tretë të studimit për UET, APAAL merret me analizën morale dhe estetike të artikujve të gazetës SOT. Universitetet shtetërore dhe mijëra të rinj prisnin një sqarim për bllokadën korruptive të doktoraturave, drejtoresha e APAAL flet për integritet, norma dhe korrektesë. Integritetin dhe misionin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë e ka rrënuar mungesa e transparencës dhe injorimi i shqetësimeve në lidhje me doktoraturat. Reagimi i APAAL nuk ka asnjë lidhje me detyrën dhe përgjegjshmërinë e një zyrtari të lartë të shtetit, që paguhet nga taksat e qytetarëve për të mbrojtur interesat e tyre, jo të Henri Çilit. Kemi të bëjmë me një përpjekje të dëshpëruar për të ushtruar presion, por në ditët në vijim do të publikohen fakte të tjera të rënda për veprimtarinë antiligjore të APAAL. Ftojmë APAAL që t?u japë përgjigje pyetjeve të mëposhtme.
Gazeta ‘Sot’
Lumian Matmuja,konsiderohet nga prokuroria si personi që ka ...
Komisioni i Ekonomisë, në ditët në vijim, pritet të miratojë...
Muri i Londrës është një mur mbrojtës që ka rrethuar qytetin...
Shatërvanët kanë qenë përdorur që në historinë e lashtë. Çdo...
Karikatura e mësipërme, e realizuar nga Bujar Kapexhiu, përs...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e ka quajtur q...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi sot, gjatë ...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka vizituar studentët ...
Më i madhi i filozofëve edukon princin e destinuar që të bë...
Sekretari i Pergjithshem i Partise Demorkatike Arben Ristani...
Foto të tilla me tematikë humorin, zbavitjen, qarkullojnë va...
Fëmija i cili humbi jetën ditën e sotme në Çerdhen Nr.17 mës...
Këshilli Bashkiak ka miratuar listën e parë të personave që ...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rasti i dhunës...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rasti i dhunës...
Studentët e Universitetit të Mjeksisë të cilët po protestojn...
Ja cilat janw etapat e zhvillimit te letersise boterore:1. F...
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Ha...
Botimet Dudaj njofton se ditën e hënë, 9 Mars 2015, do të or...
Një grup qytetarësh nga Pogradeci kanë sjellë një video në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...