web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Uashington/Bisedohet për hapjen e ambasadës në Kubë

27 Shkurt 2015, 19:39, Kosova & Bota CNA

Diplomatët amerikanë dhe ata kubanezë takohen në Uashington për një raund të ri negociatash me anë të të cilave do të kërkojnë të rikthejnë plotësisht marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në tryezë është hapja e ambasadës amerikane në Havana dhe heqja e shumëdëshiruar e Kubës nga lista e vendeve terroriste.

Bëhet fjalë për raundin e dytë të bisedimeve që nga dhjetori kur liderët Barak Obama dhe Raul Kastro bënë njoftimin surprizë se do t?I jepnin fund 50 vjetëve të armiqësisë.

Kuba do të jetë pjesë e samitit të Amerikave në prill për herë të parë. Administrata amerikane dëshiron që ambasada të hapet në kryeqytetin kubanez në kohë për samitin.

Në këmbim, Kuba kërkon që Shtetet e Bashkuara ta heqin nga lista e zezë e sponsorëve të terrorizmit.





Lajmet e fundit nga