Kush dhe kur duhet të flasë?!
Elvi FUNDODebatet e fundit politike po tregojnë një mjerim t...
Nga disa qarqe të klasës politike amerikane hidhen dyshime mbi aftësitë e Gjermanisë në politikën e jashtme dhe konkretisht ndaj Angela Merkelit si person. Arsyet i komenton Midrag Soric.
Gjermanët nuk e bëjnë dot. Ata nuk kanë ditur ta bëjnë as në dekadat e fundit. Dhe as nuk kanë personel për këtë. Gjermanëve iu mungon përvoja, dhe aparati ushtarak për t’u marrë seriozisht në skenën botërore. Dhe kur Angela Merkel tani përpiqet ta bëjë këtë ajo shihet si kur e mbivlerëson më shumë se duhet veten. Këtë tonalitet kanë komentet e ndryshme në Uashington mbi përpjekjet e kancelares gjermane për të zgjidhur njëkohësisht dy kriza: kërcënimin për falimentim të Greqisë dhe paqëtimin e Ukrainës.
Tallja dhe dyshimi që i atribuohet Gjermanisë të habit akoma më shumë po të kujtosh që në kontinent SHBA nuk ka aleatë më besnikë se gjermanët. Për një rol udhëheqës në Europë për zgjidhjen e problemeve në politikën e jashtme i inkurajoi gjermanët edhe ish-presidenti gjerman, George Bush (senior). Tani një çerekshekulli më pas gjermanët po marrin më shumë përgjegjësi – dhe çfarë ndodh? Breshëri kritikash nga Uashingtoni!
Dyshim apo admirim i fshehtë?
Thumbat e hidhur vijnë më shumë nga kampi i intervencionistëve. Për këtë duket se ka disa arsye: Sidomos në këto kohë konflikti me Moskën, amerikanët nuk janë mësuar që fijet t’i ketë në dorë Berlini. Por kancelarja mban kontakt të ngushtë me partnerët europianë dhe amerikanë. Pas kësaj ajo vepron: Kështu kreu autoritar i Kremlinit nuk ia ka dalë deri më tani të vendosë një pykë përçarjeje në aleancën perëndimore.
Po pikërisht kësaj i tremben disa veteranë të Luftës së Ftohtë në Uashington: Gjermania mund të shkëputet nga aleanca perëndimore, dhe në plan afatgjatë mund të krijojë një partneritet me Rusinë. Ujdia e dikurshme mes mbretërisë gjermane dhe Sovjetëve revolucionarë rusë – lindi nga nevoja pas Luftës së Parë botërore – dhe qëndron një shekull pas në kohë. Asgjë nga politika e sotme nuk ka lidhje me parallelet e dikurshme. Nuk ka asnjë modernizim të këtij partneriteti, për sa kohë Rusia i mbështet separatistët në Ukrainë.
Por ndoshta dyshimet që hidhen mbi Angela Merkelin kanë ndoshta edhe një arsye tjetër: Zilinë, sepse Merkel ende vazhdon të dialogojë me Putinin, Obama me sa duket jo më. Sepse Frau Merkel nuk vuri një vijë të kuqe shpejt që ta fshijë më pas, kur i nevojitet. Amerikanët kanë më shumë përvojë me gjëra të tilla. Në Siri për shembull, ku Obama kërcënoi me ndërhyrje ushtarake, nëse Asad përdor armët kimike kundër kryengritësve; kur vërtet armët kimike u vunë në përdorim, Obama nuk ndërmori asnjë intervenim.
Merkel është për zgjidhje europiane
Sigurisht e parë nga këndvështrimi amerikan politika e Merkelit është e pazakontë. Angela Merkel duhet të bjerë fillimisht në ujdi brenda BE-së, para se të veprojë, qoftë kur bëhet fjalë për Ukrainën, qoftë për Greqinë. Kjo kërkon ditë, madje javë.
Amerika do zgjidhje të thjeshta. Merkeli nuk beson tek to. Le të marrim Greqinë: Ajo është kundër faljes pa kushte të borxheve të Greqisë, sepse këtë do ta kërkonin pastaj edhe shtetet e tjera. Kancelarja refuzon po ashtu furnizimin me armë të Ukrainës: Ajo e di se kjo do ta shtonte vuajtjen e njerëzve në lindje të Ukrainës. Por Putini nga ana e tij do të duhej të detyrohej pas kësaj për më shumë lëshime.
Pra para se amerikanët ta kritikojnë kaq shumë kancelaren gjermane, ata duhet të kenë njëherë parasysh rezultatet e politikës së tyre të jashtme: Në Afganistan, Irak apo Libi, SHBA ka fituar betejat, por në fund ka humbur luftën. Nuk ka asnjë garanci që Angela Merkel do të ketë sukses Greqi apo Ukrainë. Por është në interesin amerikan ta mbështesin atë. Talljet e atyre që jetojnë gjithmonë në të shkuarën Merkel nuk i ka merituar.
Elvi FUNDODebatet e fundit politike po tregojnë një mjerim t...
Një femër 60-vjeçare, në Ëels të Austrisë të mërkurën ka lin...
Aktori i njohur i skenës shqiptare, Gent Bejko, me anë të nj...
Ajo ka bërë tashmë një dekadë në industrinë muzikore dhe për...
Disa ditë pasi Moska kërcënoi sërish se do të ndërpriste fur...
Aktori i njohur i skenës shqiptare, Gent Bejko, me anë të n...
Pas qëndrimit të deputetit Tom Doshi ndaj kryeministrit Rama...
Përmes një statusi në facebook, aktori i njohur Julian Deda ...
Parlamenti gjerman debatoi dhe miratoi planin për zgjatjen e...
Me 21 vota pro është zgjedhur sot kryetari i komanduar i Bas...
Noa Mintz është vetëm 15 vjeç, por që ka shumë të ardhura fi...
Pas disa denoncimesh dhe kritikash në adresë të disa drejtue...
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq thotë se i ka deklaruar ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bukuresht për një vizit...
Gjykata e Krimeve të rënda ka ndryshuar sot masën për Emirj...
Në një vend si Shqipëria, ku Gjykata perceptohet nga publiku...
Një pikturë e Pikasos është gjetur në aeroportin e Neëark af...
Pas publikimit të disa lajmeve, për lidhjet miqësore mes dep...
Dhjetëra protestues janë përleshur me policinë në qendër të ...
Tre punonjëset e Universitetit të Elbasanit janë vënë nën pr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...