Qyteti i mahnitshëm oazë që lulëzon në mes të vendit më të thatë në Tokë
Ky definitivisht është qyteti më i mahnitshëm oazë që lulëzo...
Para vetëm kundrejt reformave! Kjo ishte ujdia e fundit mes Greqisë e kreditorëve me këmbënguljen gjermane. Të premten (27.02) Bundestagu vendos për dihmat e reja. Por sa do t’i kushtojnë reformat Alexis Tsipras?
Symbolbild Griechenland EU Schuldenkrise
Qeveria e re greke nën drejtimin e politikanit të majtë, Alexis Tsipras është e orientuar nga lufta e vendosur kundër evazionit fiskal, korrupsionit dhe politikës së tarafeve. Me këtë ajo shpreson më shumë të ardhura për arkat e shtetit. Që në fushatën zgjedhore strategët e partisë majtë bubullonin kundër biznesmenëve të mëdhenj – të quajtur oligarkë sipas modelit rus -të cilët bëheshin përgjegjës për bllokimin e gjatë të reformave në Greqi, edhe një pjesë e madhe e mediave është nën kontrollin e tyre. Tsipras do të veprojë kundër këtyre tarafeve.
Po pse duhet të ketë një politikan i majtë më shumë sukses se paraardhësit e tij? “Syriza, partia e majtë greke duket së pari se ka vullnetin politik për të bërë reforma të tilla. Me sa duket ky vullnet nuk ka qenë tek qeveritë e mëparshme”, është i mendimit Jorgos Tsogopulos, eskpert në think-tankun athinas, ELIAMEP i pyetur nga Deutsche Ëelle.
Partia e majtë ka madje shansin historik të presë rrethin vicioz të bllokimit të reformave dhe austeritetit, politikës së kursimeve, beson politologu. “Për faktin se të gjtha qeveritë e mëparshme nuk ecën shumë përpara me reformat, duhej të merrnin pastaj masa kursimi ku të mundnin, me fjalë të tjera, masat e kursimit nuk u bënë të nevojshme, sepse duhej të viheshin në jetë marrëveshjet me kreditorët, por sepse ato nuk u zbatuan”, ankohet anlisti. Tsipras ka tani shansin të provojë se marrëveshjet me kreditorët nuk kufizohen thjesht në masa të ashpra kursimi.
Program kursimi që zyrtarisht nuk cilësohet si i tillë
Por këtu fillojnë edhe problemet: Partia e majtë as nuk do ta perceptojë së në realitet ajo e ka miratuar programin e kursimeve. Në vend të kësaj ajo flet për “zgjatje të marrëveshjeve të kredive” me kreditorët. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane dhe Bashkimi Europian nuk quhen më trojka, dhe ky emërtim u zhduk papritur nga mediat – tani flitet për “institucionet”, që shoqërojnë përpjekjet e Athinës për reforma.
Gjermania dhe Greqia ende grinden për kursin e kursimeve
Gazetat e majta shkruajnë të entuziazmuara mbi një “epokë të re pa trojkën”, dhe se kursimtarëve në Bruksel dhe Berlin iu tregua vendi. Kjo është e kuptueshme, sepse çdo qeveri do t’i paraqesë vendimet saj si të suksesshme, thotë politologu Tsogopulos. Por kjo mbart edhe rreziqe: Në fushatën zgjedhore pritshmëritë u ngjitën shumë lart, dhe opinioni publik nuk ka ndryshuar ende pas zgjedhjeve. Shumë njerëz ende besojnë se qeveria e re nuk ta vazhdojë programin aktual të masave të kursimit.”
Tani po shtohen kritikat edhe nga radhët e të majtëve. Eurodeputeti Manolis Glezos dhe eksperti Kostas Lapavitsas kritikojnë ujdinë me kreditorët e Greqisë. Kritika vijnë edhe nga ministri i Energjisë, Panajotis Lafazanis. Në një seancë maratonë të grupit parlamentar të Syrizas të mërkurën (25.02) kreu i qeverisë Tsipras u përpoq të qetësonte dallgët. Për Aleksis Papahelas, drejtor i gazetës greke, “Kathimerini”, “herët a vonë Tsipras do të konfrontohet me një opozitë të trefishtë, atë brenda kampit të vet që nuk do të jetë dakord me kthesën. E dyta me interesat e grupeve të ndryshme, që do të kundërshtojnë reformat për shkak të interesave të veta, dhe e treta me opozitën e vërtetë, nga e cila nuk dëgjohet shumë tani, sepse ajo merret me analizën e rezultateve zgjedhore.”
Formulime të paqarta në programin e kursimeve
Qeveria e Alexis Tsipras erdhi më në fund në realitet, mendon analisti i TV Skai: “Këtu luajti një rol të madh rreziku që bankat greke do të mbylleshin nëse nuk do të kishte një ujdi brenda kësaj jave.” Kryeministri e ka marrë vendimin e tij, ai do që Greqia të mbetet në eurozonë. Nuk ka qenë vendim i lehtë, mendon Papahelas, por i përgjegjshëm.
Tani planet për reforma duhen mbushur me jetë. Shumë formulime me kreditorët në ujdinë e fundit janë të paqarta dhe lënë hapësirë për interpretime. Për shembull kur bëhet fjalë për “reformën e sistemit të taksave mbi vlerën e shtuar”, që nënkupton rritjen e tvsh-së për hotelierët grekë në të ardhmen. Me këtë hap qeveria e re do të humbasë shumë simpati. “Pyetja kryesore është nëse qeveria e re do të jetë e aftë të realizojë më mirë programin e kursimeve”, paralajmëron Tsogopulos. Por tani bëhet fjalë për rifitimin e besimit në katër muajt e ardhshëm pastaj mund të flitet për një paketë të tretë shpëtimi për Greqinë.
Ky definitivisht është qyteti më i mahnitshëm oazë që lulëzo...
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS-së, Koço Kok...
Interpoli ka lëshuar fletëarreste për gjeneralin Momir Stoja...
Edhe pse listat e kandidatëve ende nuk janë bërë zyrtare, bu...
Tom Doshi është shprehur në një deklarat për mediat ditën e ...
Në një prononcim për mediat, deputeti socialist Tom Doshi ka...
Ka nisur sërish protesta e mjekëve të QSUT-së në lidhje me t...
Inaugurohen ditën e sotme ambjentet e Akademisë së Policisë ...
Janë rreth 81 mijë pensionistë, të cilët përfitojnë kompensi...
Njësia administrave e re Bashkia Kolonjë do ketë 8 njësi bre...
Në Republikën e Shqipërisë, aktualisht, vetëm një universite...
Kryetari i komunës Zejmen, Arben Doçi, është vënë në proce...
Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë, pë...
Një farmaci ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm në krye...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Maksi Dosi, pasi ësh...
Ka përfunduar ditën e sotme mbjedhja e Konferencës së kryeta...
Pesë punonjës të OSSHE-së në qytetin e Lezhës janë proceduar...
Gjykata e Apelit në Vlorë ka nisur seancën gjyqësore ndaj kr...
Drejtoria e Tatimeve u ka kërkuar bizneseve të përditësojnë ...
Prokuroria ka mbylli hetimet për imamët që dyshohet se kanë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...