Dëbora mbulon zonën e Uashingtonit
Sot Uashingtoni dhe rrethinat e tij u zgjuan në bardhësi të ...
Një grup i pavarur studimor për çështjet ekonomike thotë se buxheti federal i propozuar nga presidenti Barack Obama ka synime të mira, por nuk është i mjaftueshëm për të ulur borxhin në rritje të vendit. Përveç disa supozimeve disi optimiste, Komisioni për Hulumtime Ekonomike thotë se propozimet e presidentit janë të qëndrueshme. Por për shkak të atmosferës partiake në Uashington, buxheti mund të mos jetë realist.
I hedhur në 2,000 faqe, buxheti i 2016-ës është harta fiskale për dy vjetët e mbetura në detyrë të presidentit Obama dhe më tej. Ai synon nxitjen e mëkëmbjes ekonomike, sigurinë e Amerikës dhe investime për klasën e mesme.
Por me shumën gati 4 trilionë dollarë, ai mbart një çmim të lartë: 561 miliardë dollarë për mbrojtjen, 478 miliardë për projekte të sektorit publik, 526 miliardë për shpenzime jo-mbrojtëse, shkurtime taksash për klasën e mesme dhe arsim të lartë dy vjeçar falas.
Ekonomistja Diane Lim me Komisionin n për Zhvillime Ekonomike në Uashington thotë se ndërsa plani është i lavdërueshëm, ai nuk është realist.
?Nuk kam problem me investimet dhe mendoj se në fakt vendi ynë nuk investon sa duhet në ato gjëra që do të nxisin rritjen ekonomike në një periudhë afatgjatë ? vetëm se duhen mënyra realiste për të paguar për këtë, përndryshe këto investime nuk do të ndodhin kurrë.?
Buxheti parashikon më shumë se dy trilionë dollarë të ardhura nga rritja e taksave gjatë 10 vjetëve të ardhshme, shumica nga korporatat dhe të pasurit, me të cilat do të financohen nismat e presidentit. Por shumica republikane në Kongres nuk ka gjasa t?i pranojë ato.
Siç është tani, buxheti do ta shtojë borxhin kombëtar me 6 trilionë dollarë të tjerë deri në vitin 2026.
“Pas një ose dy dekadash, do të vëmë re, se ne ende nuk nuk kemi gjetur mënyrën si të mbajmë të ulur koston e kujdesit shëndetësor në mënyrë që shpenzimet qeveritare për të moshuarit të mos rriten me ritme kaq të lata sa tani?.
Kjo duhet t?i shqetësojë investitorët, thotë zonja Lim, pasi gjendja e ekonomisë më të madhe të botës varet krejtësisht nga shëndeti i saj financiar.
Por gjatë dëshmive para Kongresit, sekretari i Thesarit Jack Lew tha se ekonomia amerikane jo vetëm që po rritet në një nivel të qëndrueshëm, por edhe më mirë se shumica e vendeve të tjera.
“Fakti është se bizneset tona krijuan gati 3 milionë vende pune vitin e kaluar, numri më i madh që nga fundi i viteve ?90. Nga prespektiva globale ne vazhdojmë të jemi në gjendje më të mire se partnerët tanë tregëtarë, shumë prej të cilëve ende po përpiqen të dalin nga kriza ekonomike globale.”
Kongresi dhe presidenti duhet të bien dakort për buxhetin para se ai të bëhet ligj dhe në se të dyja palët nuk tregojnë vullnet politik për të gjetur zgjidhje për kujdesin e shtrenjtë shëndetësor, programet e pensionit dhe borxhin e lartë, zonja Lim thotë se ky dokument nuk ka vlerë.
“Shumë, shumë pak do të miratohet, jua garantoj këtë?.VOA
Sot Uashingtoni dhe rrethinat e tij u zgjuan në bardhësi të ...
Kryeministri grek Alexis Tsipras tha sot se negociatat e Gre...
Në grindjen për borxhin nuk ka afrim mes Greqisë dhe Eurogru...
Gjatë seancës parlamentare të djeshme, në parlamentit Turk ,...
30 njerëz kanë humbur jetën në një sulm ajror në kufirin e N...
Parlamenti i Greqisë do të zhvillojë sot raundin e parë për ...
Më shumë se 300 luftëtarë të Boko Haram janë vrarë në operac...
Mediat në Prishtinë kanë publikuar foto të seancës së posaçm...
Shefi I diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi ka nisur një vizi...
Kisha e peshkopëve britanikë ka vënë re se “rritja e oreksit...
Liga Arabe dhe Italia kanë bërë thirrje për veprime urgjente...
Një grup njerëzish janë mbledhur përpara zyrës së Kombeve të...
Kanadaja ka vendosur sanksione shtesë kundër Moskës dhe simp...
112.000 qytetarë kanë dorëzuar formularët e plotësuar që t’u...
Në Shtetet e Bashkuara, është hapur samiti treditor për përb...
Komisioneri i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim t...
Kjo fotografi mahnitëse jep një kuptim të ri për termin ” va...
Në një deklaratë me shkrim, Sekretari amerikan i Shtetit, Jo...
Kryeministri Isa Mustafa tha se 17 shkurti është ditë hist...
Prokopis Pavlopoulos, nje personazh I qendrës së djathtë të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...