web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse shkronja “E” është bërë e zezë tek “NEWBORN”?

17 Shkurt 2015, 11:40, Kosova & Bota CNA

Me rastin e shtatë vjetorit të shtetit Kosovar, obelisku Newborn i vendosur në qendër të qytetit ka marrë një ngjyrë tjetër. Përvec ndryshijmit të ngjyrës është vënë re edhe një detaj tjetër, shkronja ?E? është bërë e gjitha në të zezë
Ideatori i kësaj ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli. Ky detaj sipas Ismajlit, shpreh eksodin, Evropën, Ekonominë si dhe EULEX-in.
?NeWBORN 7. Mëngjes, 17 shkurt 2015. Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistëve me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in?
Edhe një herë, NeWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kërkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s?kemi çare pa e kthye një ditë. Urime?, ka shkruar Ismajli në Facebook.





Lajmet e fundit nga