web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Legalizimet/ Rama në Kavajë: Prej tani, çdo tullë e vënë pa leje, ndëshkohet si vepër penale

23 Janar 2015, 16:00, Aktualitet CNA

Çdo tullë e vënë pa leje do të ndëshkohet si vepër penale, tha kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie në Kavajë ku shpërndau leje legalizimi. Duke kaluar në fondet e dhëna për qytetin, ai shtoi se brenda një viti është vendosur shuma më e madhe e fondeve krahasuar me 20 vjet.

?Ndërkohë që në 8 vjet nga 2005 deri në 2013 ata të cilët e morën 20 vjet rresht pa kushte votën tuaj bën vetëm 461 legalizime, ndërsa ne sot bëjmë 500 legalizime, si rezultat i një pune të më pak se sa një vit i vetëm. Dhe nga ato legalizime 80% ishin hotele, restorante por jo shtëpi. Të tonat 500 leje legalizimi janë për shtëpi, për ata që kanë sakrifikuar me gjak e djersë dhe kanë paguar disa herë por janë kthyer mbrapsht të zhgënjyer. Sot marrin atë që u takon dhe e marrin falas?, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë, është zgjatur në kohë procesi i vetëdeklarimit duke marrë në konsideratë 4000 vetëdaklarime të reja në zonën e Kavajës, por shtoi se është përcaktuar në ligj se pas kësaj nuk ka më asnjë shaka me ligjin dhe pronën e tjetrit.





14:26 Aktualitet

VIDEO/ Ja si duket aksidenti i Lamborghinit me shpejtësi 330km/orë

mendimijuaj

Poll

Lajmet e fundit nga