web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjiknuri në Indi kërkon investime në naftë dhe gaz

22 Janar 2015, 10:35, Aktualitet CNA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë zyrtare në Indi. Gjatë qëndrimit në Neë Delhi, Gjiknuri u prit në një takim nga Ministri i Energjisë dhe Naftës së Indisë Shri Dhermenadra dhe nga ministri i Shtetit për Punët e Jashtme General V.K. Singh.

Bashkëbiseduesit diskutuan për format e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën ekonomike, mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për të patur një prezencë të investimeve indiane dhe skemat e mundshme për financimin e projekteve nga India.

Gjatë vizitës, Ministri Gjiknuri pati dhe një diskutim me përfaqësuesit e Dhomës së Bashkuar të Bizneseve të Indisë ASSOCHAM, ku morën pjesë kompani ndër më të rëndësishmet në fushën e energjisë e industrisë. Z.Gjiknuri njohu investitorët për mundësitë që ofron vendi ynë në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe masat që po ndërmerr qeveria shqiptare për të krijuar një mjedis sa më favorshëm për rritjen e investimeve.  Gjithashtu ministri i Energjitikës  pati takime edhe me përfaqësues të shoqërive të njohura në fushën e energjisë dhe naftës, siç është ?Tata Poëer? dhe kompania shtetërore e naftës ONGC.

Diskutimet u fokusuan në format e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën ekonomike, mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për të pasur një prezencë të investimeve indiane dhe skemat e mundshme për financimin e projekteve nga India.

Gjiknuri pati rastin të njihej me arritjet e Indisë në fushën elektroenergjetike, sidomos eksperiencën indiane në uljen e humbjeve në rrjet. Një ulje e ardhur si kombinim i masave shtetërore, manaxheriale dhe investime çka ka sjellë një rezultat domethënës duke thënë se këto janë modele të cilat mund të aplikohen me sukses edhe në Shqipëri





Lajmet e fundit nga