web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Datëlindja e FRESSH? Është festa e një modeli të gabuar

15 Janar 2015, 15:46, Aktualitet CNA

Nga Juxhin ÇELA*

Dje në Facebook rastësisht hasa një poster në kryefaqe që shkruante ?Eja dhe ti si dhe fuqia e 1 milion të rinjve?, gjëra që nuk i kuptova dot dhe më krijuan paqartësi.

Pa dashur m?u kujtua përpjekja ime fillestare dhe e të tjerëve para disa kohësh për një FRESSH pa të rinj si të vlefshëm thjeshtë numerikisht nëpër salla me ajër të kondicionuar, ishim kundër një forumi me të rinj që shërbejnë si dekori i balancimit vizual të një politike të vjetër në ide, frymë dhe moshë që kandidon për të fituar pushtet, ku ti si i ri nuk ke të drejtë të pyesësh apo kuptosh pse shërben ky pushtet, ku përgjigja e heshtur se nuk ka kohë dhe vend për këtë pranohet për aq kohë sa edhe ti merr nje karrotë nga shporta.

Ne ateherë imagjinonim një forum më pranë ideologjisë së majtë, më pranë pafund të rinjve të dëshperuar për realitetin e trisht që na rrethonte, duke shërbyer si një promotor dhe katalizator i ideve të të rinjve socialistë dhe të promovimit të ideve dhe shqetësimeve tona.

Të majtën nuk e shikonim si fjalë romantike por alternativë reale, me qëllim final ndikimin në politikbërje, mëkatin e madh mesa duket, të ngjashëm me seksin në kohën viktoriane, për të cilin askush sot nuk duhet të flasë në këtë forum. Përndryshe kushdo që kërkon këtë, akuzohet si thjeshtë dikush që do një vend pune apo do të bëhet drejtor, gjë që nuk e përjashtoj të ma kenë veshur edhe mua si akuzë pas largimit tim. Po mua më pëlqen seksi dhe jo thjeshtë loja para tij. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Asgjë nuk do të prodhohej ndryshe. Nëse nuk ke në plan këtë apo e ke të pamundur ta realizosh atëherë s?ke pse e nis fare lojën ose e vazhdon atë.

Qëllimi jonë, i sinqertë por që nuk ia dolëm dot, nuk ishte të krijonim një inkubator që prodhon jo blogista, por komentues, shpifës, baltosës profesionistë në rrjete sociale apo site të ndryshme, me qëllim jo ndikimin në politikberje por ndikimin në shtimin e pushtetit personal te Ministrit dhe pushtetit të radhës.

Tragji-komedia e një forumi që s?ka të drejtë të ketë zë por të ketë një tastierë me algoritëm te parainstaluar vazhdon me krijmin e një gare të vazhdueshme servilizmi ku servili më i madh shpërblehet. Çfarë tjetër përveçse këtë kategori ka prodhuar ky forum gjatë kësaj kohe? Ka krijuar ndonjë debat publik që nuk e kemi parë? Qënie që mendojnë të lira dhe janë të tilla në shërbim të së majtës, apo thjeshtë komentues në një garë servilizmi? Të cilët me gjasa do të shperblehen duke zvendesuar të kontrolluarit e mëdhenjë në moshë me të kontrolluarit e rinj në moshë në dy a tri këshilla bashkiak këtë herë.

Ndaj, ajo qe nuk kuptova mbi ftesën ?Eja dhe ti? ishte kuptimi kësaj ftese, përse duhet të jem aty sot? Të jem tastiera pa zë e pushtetit apo dekori i pallatit te kongreseve teksa Ministri ligjëron? Të jem mjeti apo sebepi që të gjej aplikim modeli i ?Dua pushtet që tenderin e radhës t?ia jap një kompanie që zyrat çuditërisht i ka ekzaktësisht në adresën ku ndodhen zyrat e mia? Ky është modeli që duhet duartrokitur më 15 janar?

?Fuqia e 1 milion të rinjve? do shkruhet sot në pallatin e kongreseve, e kuptoj kur kjo përdoret për të legjitimuar qeverinë, por nuk e kuptoj dot kur përdoret nga një forum që legjitimitetin drejtuesve ua ka dhënë vetëm 1 votë, voten e Ministrit.

FRESSH u krijua me ardhjen e demokracisë dhe lirisë që erdhi bashkë me Koka-Kolen nga të rinj që mbanin në dorë Koka-Kolen dhe si të majtë nuk donin të lejonin të anasjelltën, duke zëvendësuar thjeshtë diktatin e partisë komuniste me diktatin e një tregu të pastër. FRESSH u shua me humbjen e demokracisë dhe imponimin e një Koka-Kole tjetër.

Kjo ndoshta është hera e parë që FRESSH është më i madh në moshë se vetë drejtuesit e vetë, kjo në rrethana të tjera padyshim do ishte një vlerë por jo sot, pasi forumi dhe elementët që janë trupi i një forumi nuk ekzistojnë. Në situatën e ndodhur sot, nëse vërtetë je pro një forumi demokratik, refuzo të shkosh në një shoë ku të shfaqen gjëra që nuk ekzistojnë. Me gjasa në YouTube do gjesh versione më origjinale iluzionistësh se ata që do drejtojnë shoë-n e rradhës te pallati i kongreseve, ku do flitet per madhështin e një forumi që ekziston vetëm me datë 15! Me gjasa Ministri do ta gjejë mundësinë per ta mbushur sallën, me gjasa jo, kjo varet nga ty nëse do të japësh një mesazh.

Nëse do një vend pune vazhdo jepi kuptim fasadës duke qenë fasada dhe shpërblehu për këtë. Nëse je i ri/re që do të kesh ndikim në politikbërje dhe të ndryshosh ambientin, refuzo këtë model! Nëse nuk ke shansin të ndikosh në politikbërje nëpërmjet forumit, nëse ky është mëkat, atëherë forumi sot feston diçka tjetër por jo ditëlindjen dhe ti nuk je një aktivist, je gjithçka tjetër por jo një aktivist.


*Autori është ish-nënkryetar i FRESSH





Lajmet e fundit nga