Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Ku ishte Obama? Shtypi dhe opinioni publik botëror kritikon mospraninë e Presidentit amerikan në marshimin e Parisit
Mungesa e presidentit amerikan, Barak Obama në marshimin madhështor të së djelës në Paris kundër terrorizmit, ka ngjallur polemika të shumta.
Sikurse raporton ?New York Times?, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë arsyet e kësaj mungese, ndërsa dhe si kundërpërgjigje të menjëhershme ka vendosur që të dërgojë Sekretarin e Shtetit Xhon Kerri në Paris ditën e enjte dhe të premte, për të forcuar bashkëpunimin me qeverinë franceze.
Megjithatë fakt është që të djelën e 11 janarit në marshimin e mbi 40 lidërve nga e gjithë bota në Paris, mungonin krerët kryesorë amerikanë. Uashingtonin e përfaqësonte vetëm Ministri i Drejtësisë, Erik Holder, së bashku me ambasadoren amerikane në Francë, Xhejn Hartli.
Gjithësesi asnjëri prej tyre, nuk është kapur nga ndonjë fotograf. Holder ka bërë me dije se në 18 Shkurt në Uashington, do të mbahet një samit i nivelit të lartë ?për të reaguar ndaj ekstremizmit të dhunshëm?.
Përtej debateve mbi sigurinë, që gjithësesi janë ndezur më tej me zgjedhjen e Shtëpisë së Bardhë, për të mos marrë pjesë në marshim, në mediat amerikane këto ditë editorialistët janë distancuar nga slogani universal:?Je suis Charlie?.
Vetë gazeta ?New York Times?, ka ngjallur polemika me publikimin e një komenti të Dejvid Bruks me titullin ?Unë nuk jam Charlie Hebdo?, ku opinionisti
shpjegonte sesi në SHBA, karikaturat satirike të vëna në shënjestër nga ekstremistët islamikë, do të kishin përfunduar në gjykatë nën akuzën e nxitjes së urretjes.
Pavarësisht kësaj, tani mediat amerikane po kritikojnë zgjedhjen e Obamës për të mos shkuar në Paris, ndonëse axhenda e tij zyrtare ishte e lirë. Për më tepër, ai mund të dërgonte në vendin e vet zv.presidentin Xho Bajden, që përkundrazi fundjavën e kaloi në shtëpinë e tij në Delaëare. Ose ndoshta mund të dërgonte edhe bashkëshorten Mishel Obama.
Në fakt, Xhon Kerri ishte i angazhuar në një mision diplomatik në Indi. ?Barak Obama nuk është Charlie, ose të paktën nuk ka qenë këtë fundjavë?- ishte titulli i së përditshmes amerikane ?Politika?, që e bashkëshoqëron shkrimin me një foto nga marshimi, duke nënvizuar faktin sesi shefi i Shtëpisë së Bardhë qëndroi thelbësisht ?i heshtur?, gjatë 3 ditëve dramatike që tronditën Francën.
Pasi i etiktoi ?si frikacakë? terroristët, që kryen masakrën në redaksinë e së përvajshmes?Charlie Hebdo?- shkruan ?Politika?- Obama nuk iu rrikthye më ngjarjeve në Francë, dhe as ka lëshuar ndonjë deklaratë për mediat.
?Do të kisha dashur, që presidenti ynë të kishte shkuar në Paris, përkrah aleatëve tanë evropianë?- shkroi në ?Twitter? Xhejms Stavridhis, ish-admirali i Marinës Amerikane, aktualisht rektor.
Britanikja mjaft popullore ?Daily News?, shkruan një titull kulptimplotë:?Ke braktisur botën në hallet e saj!?. Në rrjetet sociale, kanë shpërthyer ndërkohë ironitë e zgjedhësve republikanë, që shpërndajnë një foto të lidërve botërorë në Paris me një ?karrige? bosh, pikërisht atë të Obamës./ Marrë nga Huffingtonpost.it/
a.g./www.bota.al
Sa shumë u vu re mungesa e Obamës në marshimin e paqes
Të dielën më 11 janar pati zëra në Amerikë që shprehnin keqardhjen për mungesën e presidentit amerikan në kortezhin e kryetarëve të shteteve që parakaluan në marshimin qytetar të paqes, organizuar në nderim të viktimave të atentateve islamike. Ai u qortua që nuk dërgoi të paktën zëvëndës presidentin Joe Biden, apo sekretarin e shtetit, John Kerry.
Gjatë vizitës që po bën në Indi John Kerry njoftoi se do të vizitojë këtë javë Parisin për të shprehur solidariten e Shteteve të Bashkuara. ?Asnjë akt terrorizmi, asnjë njeri i armatosur me pushkë AK 47, asnjë marrje peng nuk do të ndalojë asnjëherë ata që janë angazhuar në marshimin e lirisë?, u shpreh ai.
Dyzet e katër kryetarë shtetesh dhe qeverish ishin pranë presidentit Holand gjatë grumbullimit të një numri të madh qytetarësh, që nuk kishte ndodhur në Francë qysh prej mbarimit të luftës së dytë botërore. Presidenti francez ishte në krah të homologut të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, dhe kancelares Angela Merkel, të cilët ishin kapur prej krahu me kryeministrin izrarelit Benyamin Netanjahu dhe me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas.
Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga ambasadorja e tyre në Francë, Jane Hartley. Ministri i drejtësisë Eric Holder takoi homologët e tij evropianë për të reflektuar për mjetet që duhen zbatuar për të përmirësuar bashkëpunimin në luftën kundra terrorizmit, por ai nuk ka marrë pjesë në parakalim.
Për Fareed Zakarian, prezantues i një emisioni të ri në kanalin televiziv CNN, mungesa e e drejtuesve të lartë amerikanë ishte një gabim. ?Kjo ishte shumë e sikletshme. Ku është presidenti Obama? Përse nuk shkoi ai në Paris??, pyeste në Twiter gazetarja e televizionit ?Fox News?.
?Eshtë e trishtueshme që pesëdhjetë kryetarë shtetesh shprehën solidaritetin e tyre në Paris dhe që presidenti Obama të ketë refuzuar të merrte pjesë në marshimin e paqes?.
E pyetur për këtë çështje Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente. Barack Obama gjatë vizitës në Ambasadën e Francës në Uashington do të shprehej: ?Populli francez duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë tij dhe do të jenë dhe nesër?. Obama do të drejtojë në shkurt një konferencë ndërkombëtare mbi luftën kundra ekstremizmit në Uashington, njoftuan shërbimet e presidentit.Në Francë, pati zëra që prania e tij në Paris do të kërkonte marrjen e masave të pamendueshme për sigurinë. /Le Monde/bota.al
Rritet numri i qytetarëve të SHBA që hyjnë në kontakt me gru...
Aktorë, regjisorë e kineastë u mblodhën mbrëmë në Hollivud p...
Një prej vrasësve të Parisit qe përgatitur në Jemen. Jemeni ...
Një grup hackerash që pretendojnë se i përkasin Shtetit Isla...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në ta...
Në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë pranohet se SH...
Zëdhënësja Orjela Nebijaj dënon propagandën boshe të kryemin...
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Kryetari i...
Nga Edison YPINuk i kuptova kurrë. Nuk i durova kurrë. Nuk i...
Microsoft është duke integruar një numër veçorish të reja në...
Nga Kastriot MYFTARAJPerformanca e katër klerikëve nga katër...
Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë me përfaqësuesi...
GJIROKASTËR – Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare aktori i ...
Mësohet se një avion pasagjeresh Boeing 777 i linjës New Yor...
Kjo, mund të duket si një pikturë bardhë e zi, me pamjen e n...
Ministria e Brendshme ka reaguar menjëherë pas denoncimit të...
Viti qe sapo ka filluar premton arritje te reja ne fushën e ...
Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych kërkohet nga In...
Sekretarja për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma, dënon su...
Pas të dielës rikthehet i ftohti në të gjithë vëndin. Ngrica...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...