web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PS-PD mbyllin "sherrin"/ Opozita kthehet pa asnjë fitore

23 Dhjetor 2014, 10:28, Aktualitet CNA

Pas deklaratës së eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, se palët kanë rënë dakord me propozimet e tyre, kanë reaguar PD dhe PS.
?Partia Demokratike përshëndet deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falenderon eurodeputetet Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës parlamentare.
Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare.
Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare,? thuhet në një deklaratë të PD-së.
PS nga reaguar me Taulant Ballën, që ka deklaruar se mazhoranca është gati që të votojë që nesër rezolutën e europarlamentarëve në Kuvend.
?Përshëndesim qëndrimin parimor të dy eurodeputetëvë.
Për ne deklarata e tyre është 100% me qasjen parimore që PE ka dhe që i takon tashmë kuvendit të Shqipërisa ta mbështesë.
Ne jemi gati ta votojmë rezoluten bashkë me deputetët e PD nësër në Kuvend.
Le të shpresojmë që nesër PD të kthehet në punë dhe të votojmë këtë dokument?, ka thënë Balla.
Tashmë mund të thuhet se bojkoti i opozitës ka marrë fund dhe duket se nesër ata do të paraqiten në Kuvend, për të miratuar edhe një rezolutë të përbashkët.





Lajmet e fundit nga