web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja pse të rinjtë po i kthejnë krahët Facebookut

22 Dhjetor 2014, 18:50, Aktualitet CNA

Popullariteti i Facebook në mesin e të rinjve po vazhdon të bie, pasi që përdoruesit e rinj gjithnjë e më shumë po kthehen kah aplikacionet e mesazheve në kohë reale, dhe në rrjetin social rival ? Twitter. Një raport i ri nga Frank N. Magid Associates, i cili është raportuar nga Bloomberg thotë se përdorimi i Facebook në mesin e të rinjëve të moshës 13 deri në 17-vjeç në SHBA kishte rënë nga 95 për qind në vitin 2012 në 94 përqind në 2013 dhe në 88 për qind në vitin 2014, ndërsa Tëitter u rrit me 2 për qind, në totalin prej 48 për qind në të njëjtën periudhë. Edhe pse rënia nuk është shumë domethënëse, e fuqizon trendin rënës të Facebook në demografinë më të rëndësishme të rrjetit social ? të rinjët, të cilët e kanë potencialin më të madh ta rrisin popullaritetin e faqes.

Një arsye e fortë se pse adoleshentët janë duke e braktisur Facebook ishte perceptimi se rrjeti social nuk është i besueshëm. Vetëm 9 për qind e të anketuarve e përshkruan Facebook si ?të sigurt? ose ?i besueshëm?, ndërsa 30 për qind e tyre përdornin të njëjtat fjalë për Pinterest. Rënia e ngadaltë e Facebook në popullaritet në mesin e adoleshentëve nuk është gjë e re sigurisht. Një studim i ngjashëm në fillim të këtij muaji arriti në përfundimin se Facebook thjesht nuk ishte më ?cool?, ndërsa një tjetër raport i publikuar në tetor kishte gjetur se përdorimi i rrjetit social ndër 13 deri tek 19-vjeçarët kishte rënë në mënyrë shumë më dramatike: përkatësisht nga 72 për qind në 45 për qind, nga pranvera deri në vjeshtën e vitit 2014.





Lajmet e fundit nga