1000 puthje në tregun ushqimor më të vjetër të Londrës
Në tregun ushqimor më të vjetër të Londrës është shënuar një...
Ulur në apartamentin e saj në ?Cleveland Park?, Ana Montes, kryeanalistja për Kubën në Agjencinë e Zbulimit të Mbrojtjes në vitet 1990 dhe një spiune për ishullin komunist, e ktheu radion e saj të markës ?Sony? në frekuencën 7887 kHz dhe mori udhëzimet nga Havana.
?Atencion! Atencion!? u dëgjua zëri i një femre, e ndjekur nga një seri numrash që ishin lënda e parë e një mesazhi të kriptuar, sipas një profili që i ka bërë spiunes Washington Post.
U desh një hetues fanatik, i cili ishte sinjalizuar prej një informacioni shumë të mjegullt , që qeveria kubane kishte një spiune të paemër, e cila i vendoste sekretet e saj në një laptop Toshiba ,për ta ?rrëzuar? më në fund. Rënia e Montes , një prej spiuneve më produktive që kanë tradhëtuar ndonjëherë SHBA , tani ka një kthesë të re historike: mësohet se SHBA, në fshehtësi kishte një njeri të vetin në Havanë, me gjasë burimi që dha informacionin për kompjuterin Toshiba dhe që solli kapjen e spiunes. Teksa shpallnin të mërkurën një normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, presidenti Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro vulosën marrëveshjen me një shkëmbim spiunësh. Sipas kushteve të këtij afrimi, Kuba do ta lirojë atë spiun, një tradhëtar që ka lënguar në burgjet e vendit për 20 vite. Në këmbim, SHBA do të lirojë tre anëtarët e mbetur të të ashtuquajturit rrethi i spiunëve të Pesëshes Kubane. Pak gjëra dihen për kubanin që është nisur tashmë drejt atij që pritet të jetë një pension i rehatshëm në SHBA. Por, ai pak informacion që zyrtarët e SHBA dhanë të mërkurën e bëjnë atë një prej spiunëve më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë. ?Informacioni i siguruar nga ky persion ka qenë jetik për identifikimin dhe kapjen e shumë spiunëve kubanë në SHBA, dhe çoi në fund në një seri hetimesh të suksesshëm për spiunazh nga ana e qeverisë federale?, tha në një deklaratë Brian P. Hale, një zëdhënës i Zyrës së Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Zbulimit. Mes spiunëve kubanë që ai ndihmoi të kapen ishin Montes; ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, ëalter Kendall Myers dhe bashkëshortja e tij, Gëendolyn, si dhe pjesëtarë të të ashtuquajturës ?Rrjeta e Merimangës?, që infiltroi në komunitetin e mërgimtarëve kubanë. Të marrë së bashku, Montes dhe Myers janë ndoshta tradhëtarët më të dëmshëm në historinë e komunitetit amerikan të spiunazhit. Përpara se të ekspozohej si spiune, Meyers kishte qenë një pjesëtar i aristokracisë amerikane. Stërgjyshi i tij ishte Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit. Gjyshi i tij ishte Gilbert Grosvenor, kryeredaktor i National Geographic për 55 vjet. I rekrutuar si spiun kuban në fundin e viteve 1970, Meyers u bë një analist i rëndësishëm në Zyrën e Shërbimit të Fshehtë dhe Kërkimeve në Departamentin e Shtetit, me fokus në Europën Perëndimore. Ai kishte autorizim për materiale top secret dhe besohet se ka furnizuar kubanët me një sasi të madhe raportesh që mbulonin të gjithë qoshet e globit. Myers aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm, dhe po të mos ishte për kubanin për të cilin Shtëpia e Bardhë bëri dënimin, ish zyrtari i Departamentit të Shtetit mund të ishte duke lundruar me bashkëshorten në jahtin e tij. Në fakt, në raporte të FBI është thënë se Myers përdorte një sistem radioje të ngjashëm me Montesin dhe që arrestimi ndodhi si rezultat i thyerjes së kodeve të kubanëve nga ana e spiunëve amerikanë, gjë që lë të kuptohet për përfshirjen e spiunit në Havana. Por Montesi ishte trofeu më i madh për kubanin e panjohur. Si një GS-14, ekuivalenti civil i një lejtnant koloneli, në Agjencinë e Shërbimit të Fshehtë të Mbrojtjes, Montesi memorizonte sasi të mëdha raportesh super të fshehtë dhe më pas kthehej në apartamentin e saj, ku i shkruante në laptopin Toshiba. Më pas, këtë informacion ua kalonte stërvitësve të saj në Kubë, përmes një kombinimi takimesh klandestinë. Por, rrëfime të mëhershëm për mënyrën se si Montesi ra në radarët e FBI kanë qenë shumë të paqartë dhe janë përqëndruar në blerjen prej saj të një laptopi Toshiba. Tani e dijmë se nga ka ardhur ndoshta ai informacion: nga ai burri anonim që është nisur nga një qeli në Kubë dhe që ndoshta edhe mund të ketë mbërritur në SHBA.
Në tregun ushqimor më të vjetër të Londrës është shënuar një...
Ne avancimin e teknologjisë duket se edhe Santa Klausi do të...
Motori do ta mundësoj fluturimin në hapësirat kozmike 5 here...
Duket si një pikë e madhe uji në pjatë, por në fakt është nj...
Vyacheslav Korotki që aktualisht jeton në Kodovariki të Arti...
Për ta krijuar është dashur fantazia e një artisti dhe durim...
Kjo femër i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pë...
Kemi dëgjuar dhe parë per shumë lloje këpucësh, por këto që ...
Nëse për festat e fundivitit keni menduar dhuratën më romant...
Një aparat që “nuhat” policët deri në 700 metra larg me një ...
Një lypës në Angli ka bërë lajmin e ditës në mediat botërore...
Një dëshmi tjetër që njerëzit nuk duhet të bëjnë mrekulli pë...
Ananasi është gjëja e fundit që të shkon në mendje se mund t...
E ndërtuar në çdo detaj nga ar i pastër 24 karat, kjo është ...
Ky është një rrip që kushton sa një shtëpi, ose disa të till...
Karp Ponomaryov, është një 53 vjeçar nga Kazakistani, i cili...
Një elefant është incizuar duke mbledhur mbeturinat që i kan...
Nuk i ka mbushur ende 18 vjet, por vlerësohet se përmes treg...
Ajo njihet në mbarë botën si “macja e tersit”, por mesa duke...
Plani i një holandezi për propozim të martesës ka përfunduar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...