web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elefanti mëson të bëjë flluska në ujë

11 Dhjetor 2014, 14:24, Kuriozitete CNA

Ashtu si njerëzit edhe kafshët sapo sjellin një fëmijë në jetë përpiqen ta mësojnë atë si të ushqehet dhe t?i bëjë ballë jetës. Një video është bërë shumë popullore në internet dhe në të shihet se si një nënë mëson elefantin e saj të vogël të bëjë flluska në ujë. Vogëlushi është vetëm dy javësh dhe ai mëson sekretet e të pirit ujë dhe ata të argëtimit. Një mënyrë shumë e mirë argëtimi është dhe bërja e flluskave në ujë me anë të feçkës. Në këtë mënyrë nëna e tij i mësoi se si ta përdorë feçkën, e cila është gjymtyri i pestë i tij. Videoja ka tërhequr shumë vëmendje sepse shihet se tamam si një fëmijë edhe elefanti i vogël kënaqet kur prek ujin.





Lajmet e fundit nga