Kujt i ankohet zoti Edi Rama për sitemin arsimor!?
-Mbetet për të parë a e ka seriozish edhe çështjen e lisenci...
Nga Xhovani SHYTI/ shtypi.net
Në raportin me nr.275/9 prot. të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), evidentohet situata abuzuese e konstatuar në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), dhe jo pak shkelje të bëra prej drejtuesit të tij. Janë shkelje ligjore që i kanë shkaktuar arkës së buxhetit të shtetit, pra të taksapaguesve, një dëm për më shumë se shtatëdhjetë milion lekë
(të vjetra). Nga të cilat mbi gjashtëdhjetë milion lekë përbëjnë dëm ekonomik të rrjedhur nga dhënia e pagesave të pameritueshme njëzetë punonjësve ,të cilët nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara në nenin 15, gërma ?c? të ligjit nr.10138, dt.11.05.2009: ?Për shëndetin Publik?.
Referuar raportit të KLSH-së mëson se: për dy vite, me urdhër të titullarit të institucionit, Enver Roshi, në kundërshtim me ligjin, janë emëruar dhe paguar si kërkues shkencor, papatur gradë shkencore, 20 punonjës. Shuma e pagesës së tyre është 6,269,961 lekë, që përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit. Shuma e përvetësuar prej këtyre punonjësve për vitin 2012 është 1,941, 847 lekë dhe për vitin pasardhës 4,328,114 lekë, evidentohet në raportin e KLSH-së.
Madje janë shpallur e paguar si punonjës shkencor, me urdhër të drejtorit, Enver Roshi, punonjës të administratës që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën e shëndetit publik, si nëndrejtorja ekonomike e ISHP, i gjithë stafi administrativ i Financës, shefi i administratës ish shefja e Burimeve Njerëzore, sakaq e nxjerrë në pension, i gjithë stafi i sektorit të Rrezatimit, ku ndodhet edhe kunata e drejtorit Roshi, me profesionin mësuese e ciklit të ulët dhe që për këtë meritë është emëruar në atë vend.
Por krahas të tjerëve e ka përfituar pagesën e kërkuesit shkencor edhe djali i xhaxhait të drejtorit Roshi, që paguhet si transportues vaksinash dhe nuk ka kurrfarë grade shkencore. Ka edhe të tjerë të paguar, e që, sikurse theksuam, me përfitimin e pagesave të paligjshme i kanë shkaktuar arkës së taksapaguesve mbi gjashtëdhjetë milion lekë(të vjetra).
Por ky përfitim i paligjshëm nuk është i vetmi i evidentuar nga KLSH. Në raport shkruhet se: nga auditimi në lidhje me marrjen në punë të punonjësve rezultoi se, në kundërshtim me urdhërat dhe ligjet,janë punësuar gjithsej gjashtëmbëdhjetë punonjës, përgjatë dy viteve 2012-2013.
Por shkallë e lartë abuzivizmi është evidentuar edhe me karburantin, që ka buruar lumë.
?Nga auditimi i konsumit të karburantit, u konstatua se, për vitin 2012, janë harxhuar 21, 920 litra dhe për vitin 2013, janë harxhuar 22,420 litra. Fletët e udhëtimit për lëvizjet e brendshme, nuk janë plotësuar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, çka lë hapësirë për shpërdorime me këtë lloj malli?, citohet në raport, ku po ashtu theksohet:
?Sasia e karburantit 8,810 litra, në vlerën 1,585,800 lekë, e konsumuar për lëvizje të brendshme, nuk justifikohet me dokumentacion të rregullt?.
Por abuzitiv e vlerëson ekipi kontrollit të KLSH edhe harxhimin e karburantit nga dy gjeneratorë, pa mbajtur asnjë dokumentacion vërtetues.
? Nga auditimi i harxhimit të karburantit për vitin 2012, rezultoi se, të dy gjeneratorët si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike kanë harxhuar 1,720 litra naftë ose, mesatarisht çdo muaj 140 litra,ndërsa, për vitin 2013, kanë harxhuar 930 litra naftë ose, mesatarisht çdo muaj 78 litra.Përdorimi i karburantit për të dy gjeneratorët përbën përdorim jo efektiv të fondeve buxhetore pasi, nuk është mbajtur asnjë dokument apo grafik nga një komision i posaçëm, që të vërtetojë ndërprerjen e energjisë elektrike?, lexohet në raport. Ku po ashtu, evidentohet se:
??Titullari i institucionit ( dmth Enver Roshi, sqarimi im xh.sh.), nuk ka nxjerrë urdhër të brendshëm për disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit dhe se,nuk është ngritur komisioni për matjen e harxhimit të karburantit për çdo 100/ km, për 11 mjetet e institucionit që janë në përdorim?.
Mangësi e shkelje janë konstatuar, nga KLSH, edhe në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare në plotësimin e dokumentacionit.
?Në disa raste urdhër shpenzimet ishin pa numër dhe pa datë,në mjaft raste faturat tatimore ishin pa datë dhe pa firmën e marrrësit në dorëzim. Në të gjitha rastet e kryerjes së shërbimeve nga institucioni, nuk janë mbajtur procesverbalet për kryerjet e shërbimeve, apo aktkolaudimet përkatëse për të vërtetuar kryerjen e shërbimeve dhe se, për riparimin e mjeteve nuk janë bërë hyrje në magazinë pjesët e ndërrimit, praktika këto që vijnë në kundërshtim me ligjet??.
Por shkelje e parregullsi janë gjendur edhe në procedurat e tenderimeve, ku sipas raportit të KLSH-së:
? ?Sidomos në procedurat ?Kërkesë për propozim?, nuk argumentohet përzgjedhja dhe dërgimi i ftesës për ofertë kandidatëve që operojnë në këtë fushë, si dhe nuk dokumentohet mënyra e dërgimit të ftesës operatorëve pjesëmarrës. Në asnjë dokumentacion që administrohet në dosjen e prokurimit nuk argumentohet pamundësia ?për arsye teknike?, ose mungesa e operatorëve të tjerë ekonomikë që operojnë në këtë fushë?.
Abuzime në riparimin e makinave të institucionit, nga komisioni i ngritur me urdhër të titullarit,sukurse cilësohet në raportin e KLSH-së, abuzime në kolaudimin dhe marrjen në dorëzim të mallrave dhe pajisjeve të prokuruara e të kontraktuara, abuzime e parregullsi në projektin:?Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e Qasjes Strategjike për Menaxhimin Ndërkombëtar të Kimikateve (SAICM) në Shqipëri?, si edhe: ?Për vlerësimin e pamjaftueshmërisë jodikë?,ku janë përfituar fonde nga AKTI, jo në përputhje me qëllimet që kanë fondet për financim nga ky institucion, por edhe nga UNICEF-i, në formën e donacioneve.
Abuzime e pasaktësi janë konstatuar edhe në procedurën e blerjes dhe disponimit të vaksinave të mbetura stok në magazinë,por që i kanë shkaktuar arkës së taksapaguesve më shumë së njëzetë e tetë million lekë dëm, për të cilat,ndër të tjera në raport lexohet:
?? Me Urdhrin e Brendshëm të Titullarit (kupto: Enver Roshit), nr. 325, datë 27.12.2012, është ngritur komisioni i inventarizimit për magazinën e vaksinave? Është mbajtur procesverbali i datës 31.12.2012, për nxjerrjen e vaksinave jashtë përdorimit në vlerën 28,119,164 lekë. Konstatuam se, vlerën më të madhe 22,966,500 lekë, pra rreth 82% të vlerës totale të vaksinave të nxjerra jashtë përdorimit e zë vaksina AH1N1, vaksina ndaj Gripit Pandemik, i cili është tepër i rrallë dhe emergjencë ndërkombëtare??.
Janë rreth tridhjetë përshkrime të gjendura në raportin qindra faqësh të KLSH-së që evidentojnë shkelje ligjore, jo pak prej të cilave të bëra me urdhër të drejtëpërdrejtë të drejtorit Enver Roshi, por edhe nga drejtues sektorial në vartësi të tij.
Abuzivizmi administrativ i evidentuar në ISHP-në e drejtuar nga Enver Roshi është i një të tillë shkalle sa që, pas leximit të raportit të KLSH-së, i pari mendim që të vjen në mëndje, lidhur me fatin e karrierës së tij zyrtare, është shkarkimi nga posti administrativ, shlyerja e dëmeve që i ka krijuar arkës së institucionit, dmth buxhetit të taksapaguesve dhe, pse jo penalizimi.
Ky duhej të ishte fati ligjor i ish drejtorit të ISHP-së Enver Roshi, nëse vërtet institucionet e shtetit do të kishin të shenjtë ligin dhe jo Maliqin, që në vend të fatit të mbrapshtë i ka ofruar atij mbarësi karriere. Sepse ka ndodhur që,ndërsa ,në kapitullin e dhënies së masave, në mënyrë absurd e, raporti i KLSH citon:? Për Z.Enver Roshi, në cilësinë e ish Titullarit të institucionit, meqënëse është larguar nga detyra si titullar, nuk po rekonadojmë masë disiplinore?, fakt është që vetëm pak javë pas largimit nga drejtor i ISHP (i urdhëruar nga LSI, të cilën e përfaqësonte në atë post dhe që e prishi koalicionin qeveritar me PD-në), falë kulisave dhe bashkëpunëtorëve influent, që për interesat e tyre e mbështesin, Enver Roshi, u gradua sërish. Madje në një post edhe më të lartë se aq. Nga drejtor në ISHP u emëruar Dekan i Fakultetit të Shëndetit Publik, pranë Universitetit të Mjekësisë. Post të cilin e mban edhe sot e kësaj dite, së bashku me barrën e dëmit administrative prej rreth shtatëdhjetë million lekë, që i ka shkaktuar arkës së taksapaguesve nga abuzivizmi.
-Mbetet për të parë a e ka seriozish edhe çështjen e lisenci...
Policia Rrugore duket e vendosur që të ndëshkojë këdo që shk...
Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë për një vizitë zyrt...
Kontribut gjerman në trashëgiminë e kulturës europiane – zbu...
Një studim i fundit amerikan i kryer tek një grupmoshë te ca...
A janë burrat dhe gratë me të vërtetë kaq të ndryshëm sa men...
Bota ka ligje të ndryshme por disa më të vërtetë janë të çud...
Ka një vend në Venezuela që është shtëpia e një ngjarje biza...
Arrestimet dhe kontrollet e imtesishme per lidhje të jashtël...
Një zjarr ka përfshir kullat që ndodhen përballë Piramidës.N...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e se entjes fenomenin e gjakmarrj...
Ismet Haxhia, i dënuari me burg si bashkëpuntor për vrasjen ...
Fadil Kujovska ka lindur më (14 shkurt 1951) në Tiranë. Kre...
Një invalide nga qyteti i Korçës ka denoncuar në polici ish-...
Sot është Halloween dhe sigurisht që disa prej juve i keni k...
Popullsia globale është duke u plakur shpejt. Sot, janë rret...
Materiali i dyte per nje akuze te drejpredrejte ndaj ish-Min...
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla ndodh...
Fjetja me më shumë se 20 gra mbron burrat nga kanceri i pros...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...