web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politikanёt nё Shqipёri dhe Serbi duhet tё fokusohen tek e ardhmja

16 Tetor 2014, 22:00, Politikë CNA

Përmasat e incidentit në ndeshjen Shqipëri-Serbi i kapërcyen muret e stadiumit. Pikërisht tani është më e nevojshme se kurrë që Rama dhe Vu?i? të shtrëngojnë duart në Beograd, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

Incidenti në stadiumin ?Partizani? të Beogradit gjatë ndeshjes mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë rizgjoi reminishencat e së kaluarës nacionaliste të Ballkanit. Ndeshja e futbollit e shoqëruar prej ekzaltimit të disa tifozëve serbë që lëshonin parrulla raciste kundër shqiptarëve dhe eksesit të krijuar prej banderolës me hartën e ?Shqipërisë së madhe? për fat të keq arriti përmasa që i kapërcyen muret e stadiumit. Që e gjitha kjo meriton të dënohet dhe të vihen para përgjegjësisë autorët, është mëse e logjikshme dhe besoj e padiskutueshme nga të dyja palët. Por po aq e rëndësishme është që të analizohen me kthjelltësi edhe reagimet e replikat sa të përfaqësuesve politikë ashtu edhe të mediave në të dy vendet. Kjo për faktin, se këto reagime dëshmojnë se palët e kanë të vështirë ta tejkalojnë hijen e vet dhe të shohin përtej horizontit të populizmit dhe nacionalizmit.

E domosdoshme një analizë me qetësi dhe kthjelltësi e situatës

Reagimet në Serbi përqendrohen vetëm në faktin se mbi stadiumin e Beogradit fluturoi droni me hartën e Shqipërisë së madhe, ndërsa anashkalohet fakti që qysh përpara këtij incidenti futbollistët shqiptarë si të ftuar në këtë stadium ndodheshin nën presionin e fortë psikologjik prej thirrjeve ?vrisni shqitarët? të tifozëve serbë si ?mikpritës? në stadium. Nga ana tjetër pala shqiptare reagon e indinjuar për këto eksese raciste, por i shmanget distancimit ndaj përmbajtjes së kësaj banderole, një hartë me kufij, që i përgjigjen imagjinatës dhe jo realitetit. Të dyja palët do të bënin mirë që përtej reagimeve emocionale dhe populiste ta analizonin më me qetësi e kthjelltësi situatën në mënyrë që ajo të mbetej vetëm brenda kuadrit të një stadiumi dhe të mos politizohej. Kjo do të ishte e nevojshme për të mos u bërë pre e bindjeve të disa kokëkrisurve që fyejnë dhe as e disa kokërkrisurve të tjerë që hedhin banderola provokuese. Reagimet e fiksuara brenda kuadrit populist i ushqejnë edhe më shumë ndjenjat radikale duke e intensifikuar spiralen e gjuhës së konfrontimit.

Të mos përgjithësohen lajthitjet e pakicave radikale

Kjo është dekonstruktive. Më e shëndetshmja për secilën palë tani është që as të mos e politizojë dhe as të mos i përgjithësojë lajthitjet e pakicave radikale. Pavarësisht tensioneve të së shkuarës dhe mosmarrëveshjeve në shumë ?ështje me karakter kombëtar, kurrësesi nuk mund të stigmatizohen në tërësi qytetaret dhe qytetarët as të Shqipërisë e as të Serbisë. Parë realisht mes Shqipërisë dhe Serbisë ve? pikëpamjes diametralisht të kundërt lidhur me Kosovën nuk ka probleme. Realiteti mes këtyre dy vendeve flet për di?ka tjetër: midis të dy popujve ka mjaft pikëtakime pozitive dhe mjaft hapësirë për ta thelluar bashëkpunimin, për ta njohur më mirë njëri-tjetrin e për t’u fokusuar drejt së ardhmes si dy vende që aspirojnë të jenë pjesë e komunitetit të vlerave në një Europë të bashkuar.

Nevojitet një distancim i qartë

Parë nën këtë optikë nga kryeministri i Serbisë do të ishte me vend një distancim i prerë ndaj eksesit të tifozëve të dhunshëm e radikalë, që fyen të ftuarit shqiptarë në stadiumin e Beogradit. Po aq me vend do të ishte edhe një distancim i qartë i kryeministrit shqiptar prej simbolikës provokuese të banderolës së lëshuar me dronin në stadium, e në këtë kontekst pak rëndësi ka se kush e ka iniciuar atë. Kushdo që ta ketë inicuar një banderolë të tillë, tregon se jeton jashtë realitetit dhe se synon vetëm provokim insinuatash, që nuk i shërbejnë askujt.

Shqipëria edhe Serbia duhet të afrohen

E pikërisht pas këtij incidenti vizita e parë e një kryeministri të Shqipërisë – kandidate për në BE -në kryeqytetin e Serbisë – gjithashtu kandidate për në BE – është një rast i mirë për t’u ulur në tyrezë e për t’i sqaruar keqkuptimet me urtësi. Nuk është madje vonë që në këtë takim të jepen edhe deklaratat e munguara për distancimin reciprokisht nga gjith?ka e ekzgjeruar që ndodhi si dhe për shprehjen e gatishmërisë për të bashkëpunuar në zbardhjen e saj. Si Shqipëria edhe Serbia duhet të afrohen o sot, o kurrë për të realizuar aspiratat për një rajon në paqe e begati, që synon të jetë pjesë me të drejta të plota brenda BE-së. Që kjo të arrihet kërkohet guxim prej krerëve politikë që t’u thonë qytetareve dhe qytetarëve të tyre edhe gjëra, që mund të mos u shkojnë aq me shijen e tyre. Ashtu si një ila?, sado i hidhur, rekomandohet domosdoshmërisht të pihet për të kuruar një sëmundje, edhe në Shqipëri e Serbi sëmundja e nacionalizmit mund të shërohet vetëm duke e parë realitetin në sy, duke e pranuar atë dhe duke u fokusuar tek e ardhmja. Nëse shumë shqiptarë reagojnë tani, ndoshta thjeshtë nga një mllef i momentit, duke mos e mbështetur vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi, ata duhet ta kuptojnë se realizimi i kësaj vizite pikërisht tani ka efektin e balsamit për të evituar simptomat e një së shkuare të trazuar.

Kapërcimi i vetvetes është forcë

Shtrëngimi i duarve në Beograd sot në shekullin e 21-të është forcë dhe jo dobësi. Që kapërcimi i vetvetes është forcë dhe në dobi të qytetërimit këtë e ka dëshmuar më së miri marrëdhënia e shëndoshë që ekzsiton sot mes Gjermanisë e Polonisë si dhe Gjermanisë e Francës, që i kanë kapërcyer me forcën e arsyes mllefet e historisë si pasojë e përplasjeve shekullore mes tyre për nacionalizma e territore. Shqipëria dhe Serbia sot e kanë këtë model. Po ashtu edhe rruga e tyre për të udhëtuar bashkë drejt Europës së Bashkuar është e hapur. Popujt e Ballkanit i karakterizon mikëpritja, ndaj incidenti në stadiumin ?Partizani? të Beogradit duhet të shihet si një lajthitje e ?asit dhe t?i lihet së shkuarës. Kjo mund të kapërcehet më së miri me arsyen e kthjellët dhe me shtrëngimin e duarve mes kryeministrave të Shqipërisë dhe të Serbisë në Beograd. Efekti i kësaj vizite do t?i kalonte edhe kufijtë bilateralë duke shërbyer si një shembull pozitiv për të gjithë rajonin, që ka nevojë të ?lirohet nga hija e së kaluarës.





Lajmet e fundit nga