Lufta kundër 'xhihadit seksual'
Shumë gra në Siri dhe Irak kanë rënë tashmë viktima të “shte...
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha sot se sulmet gjatë natës goditën zonat Deir el-Zour dhe Hassakeh.
Dje, forcat amerikane dhe ato nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kryen 13 sulme ajrore në Sirinë lindore si pjesë e një operacioni kundër grupit Shteti Islamik.
Komanda Qendrore amerikane, e cila mbikqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, tha se sulmet kishin në shënjestër rafineritë e vogla të naftës që sigurojnë deri në 2 milion dollarë fitim në ditë për militantët. Besohet se grupi Shteti Islamik mban 11 fusha nafte në Irak dhe Siri.
Edhe Franca tha se avionët e saj luftarakë kryen një raund të ri sulmesh ajrore kundër objektivave të grupit Shteti Islamik në Irak.
Parisi iu bashkua veprimeve ushtarake të udhëhequra nga SHBA në fillim të këtij muaji. Presidenti francez François Hollande thirri një takim urgjent të këshillit të tij të mbrojtjes pas ekzekutimit me prerje koke të një pengu francez nga militantët e lidhur me grupin Shteti Islamik në Algjeri.
Militantët vranë 55-vjeçarin Herve Gourdel pas kërkesës së tyre që Franca të ndalte sulmet ajrore në Irak.
Presidenti amerikan Barak Obama u bëri thirrje luftëtarëve të Shtetit Islamik të “largohen nga fusha e betejës sa nuk është vonë.” Ai i bëri komentet dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Zoti Obama fajësoi konfliktet sektare në botë që, siç tha ai, kanë krijuar një “terren pjellor rekrutimi” për grupe si Shteti Islamik, i cili ka marrë pjesë të Sirisë dhe Irakut në një fushatë të armatosur e të përgjakshme, që vazhdon prej disa muajsh.
“Përballë kësaj të keqeje nuk mund të ketë arsyetim, as negociata. E vetmja gjuhë që kuptoojnë vrasës të tillë është gjuha e forcës. Prandaj, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me një koalicion të gjerë për të shkatërruar këtë rrjet të vdekjes..,” tha Presidenti Obama.
Po dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun u bëri thirrje udhëheqësve botërorë për një “diskutim të sinqertë” lidhur me shkaqet e ekstremizmit në rajon.
Javën e kaluar, ofensiva e grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore shkaktoi zhvendosjen e më shumë se 130,000 civilëve.
Shumë gra në Siri dhe Irak kanë rënë tashmë viktima të “shte...
Këshilli i Sigurimit me një rezolutë të posaçme të enjten di...
Manuel Valls erdhi në Berlin. Në çantë: të dhëna ekonomike m...
Kur të martën do të fillojë në OKB takimi i nivelit të lartë...
Turqia dhe partnerët e saj perëndimorë dallojnë, sa i përket...
Presidenti amerikan Barak Obama tha se pjesëmarrja e pesë ve...
Këtë vit, qyteti i Baltimorës, në shtetin e Marylandit festo...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka ftuar kre...
Tani Shtetet e Bashkuara po bëjnë luftë kundër milicisë terr...
Presidenti i SHBA ngurroi gjatë me vendimin për t’i sulmuar ...
Kur të martën do të fillojë në OKB takimi i nivelit të lartë...
Që prej muajsh, bota flet për dhunën e pashoqe të grupimit t...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është i rrethuar nga miq ...
Nacionalistët në Skoci kanë humbur, por Skocia dhe demokraci...
Gjysma e mandatit të presidentit Joachim Gauck ka kaluar. Pa...
Në referendumin e së enjtes skocezët votuan me shumicë të qa...
Presidenti Obama ka refuzuar vazhdimisht dërgimin e trupave ...
Gjithnjë e më shumë xhihadistë shkojnë nga Gjermania në Siri...
Miliarderi rus, Vladimir Yevtuchenkov është vendosur në arre...
JONATHAN POWELLHenry Kissinger është pothuajse unik në polit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...