Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndryshimet në peizazhin politik të rajonit arab po kërkojnë aleanca të reja. Vetëm kështu mund të kuptohet pozicioni i Iranit, i cili pranon të mbështesë luftëtarët kurdë, Peshmerga. Madje vetë intervenimi ushtarak i SHBA-së në veri të Irakut, edhe pse nuk është pohuar asgjë zyrtarisht, duket se e ka bekimin e Teheranit. Më e pazakontë është gatishmëria e Arabisë Saudite për aleancë me armikun e vjetër, Iranin, për të luftuar “Shtetin Islamik”, IS. Por edhe partnerët e sprovuar, Riadi dhe Uashingtoni, nuk kanë qenë gjithmonë të një mendimi në të kaluarën. Në një kohë që Arabia Saudite e ka cilësuar rrëzimin e presidentit egjiptian, Mohamed Mursi si një “puç ushtarak”, SHBA e mbështeti ndryshimin e pushtetit në Egjipt. Tani Arabia Saudite kërkon luftimin e IS duke vënë në dispozicion 100 milionë dollarë.
Ministri i Jashtëm i SHBA Kerry takon Saud Al-Faisal bin Abdulaziz al-Saud në Riad
“Një fenomen i panjohur kurrë më parë”
Abdel Bari Atwan, botues në Londër i gazetës online “Raialyoum”, në bisedë me Deutsche Welle-n shpjegon se IS po e fut rajonin në frikë dhe terror. “Këtë herë po vëmë re një fenomen të panjohur kurrë më parë. Vendet në rajon po lenë mënjanë dallimet, për të luftuar këtë organizatë”.
IS rekruton milicë si brenda ashtu edhe jashtë vendeve islamike. Sipas gazetarit Atwan IS ekziston në zemër të botës arabe dhe jo në periferi të saj, si ka ndodhur me AL-Kaidën. Ai furnizohet vetë me armë përmes miliona dollarëve të bankave në rajonet ku ka kontrollin.”
Të njëjtin vlerësim ndan edhe Dr. Ali Alawsi, ekspert për terrorizmin dhe drejtor i Qendrës për Studimet në Irakun e Jugut me seli në Londër. “Ai nuk përjashton mundësinë e një intervenimi të Iranit në Irak dhe Siri kundër ekstremistëve. Irani nuk do të shohë duarkryq, se si i afrohet gjithnjë e më shumë rreziku. Më shumë Teherani do të ndryshojë strategji, duke mos mbështetur parti të caktuara, por duke dërguar forca të armatosura drejt e në këto vende.”
Luftëtarë të Peshmenrgës në digën e Mosulit
Plane pa efekt?
Në bisedë me Deutsche Welle-n Alawsi kritikon planet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dobësuar financiarisht IS dhe i cilëson ato si të paefektshme. Këshilli i Sigurimit vendosi sanksione kundër përkrahësve të IS, me qëllim të ndalimit të financimit të organizatës dhe rekrutimeve. Gjashtë personave nga Kuvajti, Arabia Saudite dhe vende të tjera u janë bllokuar xhirollogaritë dhe u ndalohet udhëtimi. Sipas ekspertit IS nuk është një strukturë shtetërore dhe është më shumë një bashkim bandash. IS nuk ka as banka për të depozituar paratë, dhe as imobilie apo prona publike. Prandaj rezoluta e KS është e pavlefshme, argumenton eksperti.
Bota bashkohet kundër ekstremizmit
Tjetër qëndrim ka botuesi i “Raialyom”, Abdel Bari Atwan. Sipas tij “edhe pse këto masa duken si të dobta, ato janë fillimi i një liste të gjatë masash të reja. Ato kanë një vlerë të lartë morale, dhe tregojnë se bota po vepron me forca të bashkuara kundër ekstremizmit, dhe ajo e quan kriminale çdo lloj bashkëpunimi edhe ekonomik me grupin terrorist. Një fakt i rëndësishëm ky po të kujtojmë se vetëm javën e shkuar, IS mori në duart e saj burime të reja nafte në Irak dhe me paratë e fituara financon armatimin e saj.
Sipas ekspertit edhe prioritetet e SHBA-së në rajon kanë ndryshuar në gjashtë muajt e fundit. Luftimi i IS në Irak dhe Siri është kthyer në prioritetin kryesor dhe rrëzimi i regjimit të Asadit, madje ka dalë nga fokusi. Kjo reflekton edhe gjendjen në Siri. Partitë në konflikt me regjimin sirian, “Fronti Islamik”, “Ushtria e Lirë”, dhe “Ushtria e Muxhahedinëve” kanë rënë ujdi të përkohshme të luftojnë armikun e përbashkët, IS.
Si pasojë e kësaj, Irani, Arabia Saudite dhe perëndimi krijojnë kështu një aleancë të re kundër IS. Për të siguruar unitetin e Irakut u armatosën luftëtarët kurdë janë armatosur dhe u largua nga detyra kryeministri Al-Maliki.
Abdel Bari Atwan: “Mund të ndodhë në të ardhmen të shohim se ushtarë irakianë dhe iranianë të luftojnë së bashku nën drejtimin e një operacioni luftarak britanik. Shenjat e para të një operacioni të tillë duken në Irak përmes intervenimit të Peshmergëve në luftë kundër IS.”
Amerikanët janë gati t’i falin presidentit të tyre shumë gjë...
Një terroriste e shkolluar në të famshmin MIT për neuroshken...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel paralajmëroi se g...
Steven Sotloff është në duart e grupit terrorist “Shtetit Is...
Dy nisma të shpejta dhe në nivelin më të lartë: të shtunën (...
Ndryshim paradigme në politikën e jashtme: Qeveria gjermane ...
Gazetari James Foley në Alepo, SiriVideoja me titullin “Një ...
Nuk përjashtohet një luftë e hapur ruso-ukrainase. Konflikti...
Dështimi i bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezëve lidhet ...
Franca është shteti i parë evropian që do t’u dërgojë armë k...
Që kur javën e kaluar adoleshenti afroamerikan Michael Brown...
Qeveria federale është përcaktuar për tre hapa të rëndësishë...
Assange tha këtë të hënë në kryeqytetin britanik se “së shpe...
Ka citate që thuajse i ndjekin politikanët tërë kohën nga pa...
Virusi vdekjeprurësMë shumë se 300 vetë janë sëmurë tashmë n...
Në Ukrainë lindore, separatistet prorusë qëlluan sërish një ...
Policia britanike thotë se një person ka vdekur dhe të paktë...
Vendimi i ministrave të jashtëm të BE-së tregon se sa e pave...
Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist “Shteti Islam...
Gjatë më shumë se pesë vjetëve në Shtëpinë e Bardhë Obama ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...