Universiteti Vitrina, humbet shkallën e parë
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzon kërkesën e ...
NGA FATOS BAXHAKU
Kjo që do të lexoni më poshtë, është një histori e pazakontë, që ka ndodhur vetëm pak ditë më parë në kryeqytetin tonë. Është e pazakontë për nga akti i protagonistit, por edhe për kombinimin e çuditshëm mes heroizmit, thjeshtësisë, përulësisë, nga njëra anë, dhe indiferencës, shpërfilljes dhe harresës nga ana tjetër. Heroi ? në të gjitha kuptimet ? i kësaj historie quhej Pandi Toçe, 55-vjeçar, i martuar, baba i dy fëmijëve.
Ai, sigurisht që nuk kishte se si ta dinte që ajo paradite e nxehtë gushti do të mblidhte orët e tij të fundit. Që prej disa kohësh Pandi Toçe e kishte bërë zakon që të bënte një xhiro të shpejtë andej nga kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Muajt e fundit kishin qenë shumë të vështira për të. Për shumë vjet kishte punuar në një punë me të cilën ndihej mirë, në Teatrin Kombëtar, por sikurse është zakoni te ne ?novus rex, novus lex?, ndryshimet e reja në Teatër e nxorën të papunë. Shëtitja nga Liqeni sikur e largonte nga ajo ideja fikse se duhej patjetër të niste një punë tjetër. Atë paradite ndihej disi më mirë. I kishin thënë të paraqitej në zyrat e një spektakli shumë të njohur televiziv. Dukej se kohët e këqija po kalonin më në fund.
Ne, sigurisht që nuk mund ta dimë, por Pandi, me siguri këto gjëra kishte në kokë ditën që hyri poshtë gjelbërimit të thellë të kodrave. Befas, duhet të jetë rrëqethur nga klithma e një fëmije. Ishte një 12-vjeçar. Fëmija, në kërkim të topit, kishte hyrë pa u menduar në bregun e përbaltur të liqenit e tash po thëthihej nga kurthi vdekjeprurës. Dëshmitarët kanë parë se si Pandi, pa hezituar as edhe një sekondë të vetme, është hedhur drejt fëmijës. Për disa minuta të dy po thitheshin nga balta ngjitëse. Atëherë Pandi ka bërë aktin e fundit. Është shtrirë duke u bërë si bazament për këmbët e fëmijës dhe e ka shtyrë atë sa ka mundur drejt bregut të sigurt. Në ato momente tragjike është ndodhur aty edhe një kalimtar tjetër, i cili e ka bërë kanotierën e vet si litar. Fëmija i llahtarisur ka arritur më në fund të dalë në breg. Por Pandi kishte nisur të shkonte poshtë. ?A shpëtoi fëmija??, ka pyetur herën e fundit që arriti të nxjerrë kokën mbi ujë dhe më pas është zhdukur në llumin e kafenjtë. E gjitha kjo histori tronditi një lagje të tërë afër 30 mijë banorëshe, tronditi miqtë e Pandit, dëshmitarët e rastit ? Fëmija i shpëtuar ende është i tronditur. ?Ai xhaxhi më shpëtoi mua dhe la fëmijët e tij!?, kështu përsërit ende pa reshtur. ?Njeriu i kanotierës? është edhe ai i shokuar teksa ndan dhembjen me familjarët e Pandit. Ndjenja e përgjithshme rreth e rrotull familjes në mort është e ndarë mes dëshpërimit të thellë për humbjen e të dashurit të tyre, por edhe një krenari e thellë për aktin që kreu Pandi.
E gjitha kjo histori ngjethëse heroizmi kaloi krejt në heshtje. Vetëm diku në një televizion u shkrua ? vini re, nuk u tha ? si pa dashje një herë të vetme, që ?në Liqenin Artificial të Tiranës u gjet trupi i pajetë i një burri të paidentifikuar rreth të ?50-ave?. Kaq, vetëm kaq. Kaq vlente për shumë prej nesh akti heroik i një njeriu të thjeshtë. Pas kësaj fjalie ?të paidentifikuar? për ?burrin e paidentifikuar? ngjarja ishte e rëndësishme dhe ngjethëse vetëm për njerëzit e thjeshtë, të cilët gojë më gojë, me sms, me celular, me ?Facebook? e kishin krijuar tashmë me këtë rast një media më vete, një media popullore që nuk i harron njerëzit e vet të mirë, që janë gati të japin jetën për të shpëtuar atë të një fëmije të panjohur. Shtypi gjëmon përditë me emra ?heronjsh? modernë: Rama, Berisha, Basha, Fullani, Arvizu, Meta, e më pas lloj-lloj vipash e vipeshash që janë shumë të shqetësuar, sepse ende s?e kanë ndarë mendjen nëse do t?i kalojnë pushimet në Ibiza apo në Xhamajka. Sigurisht që në këtë shtyp për Pandin nuk ka vend. Ai ishte një njeri i thjeshtë, i heshtur, i qetë, një familjar i ndershëm në kërkim të punës. Ai nuk ishte VIP, ai nuk i prishte punë askujt. E pra VIP bëhesh vetëm kur prish punë, përndryshe ç?u pa?! Në media nuk kishte vend në të gjallë të tij, por nuk kishte edhe kur dha jetën në mënyrën më heroike të mundshme.
Çfarë ka ngjarë me ne? Me ne që jemi rritur me lloj-lloj heronjsh, ca të vërtetë, ca të sajuar, ca të gjallë e ca të vdekur, ca të vrarë, ca të dashur e plot të tjerë të përfolur? Mos vallë me ne eksperimenti me kultin e heronjve përgjatë komunizmit e teproi aq shumë saqë na e zvordhi edhe vetë fjalën ?hero?? Mos vallë bashkëjetesa e gjatë me heronj të sajuar na ka mbushur mendjen se ata, heronjtë e vërtetë, nuk ekzistojnë? Apo e kemi pranuar si krejt normale që të jetojmë në një botë ku zbrazëtia dhe jo vlerat, tangërllëku dhe jo modestia, hajdutllëku dhe jo ndershmëria, arroganca dhe jo maturia, makutëria dhe jo të qenët i përkorë, dhuna dhe jo qetësia, na qenkan vlerat e vërteta? Përgjigjja është: që të tria bashkë.
Pikërisht ne që respektonim, vetëm se ashtu na thoshin, Heroin e Punës Socialiste që u dogj vetë në pyll, por ama shpëtoi teserën e PPSH-së duke e gëlltitur atë, pikërisht neve nuk na bëka përshtypje heroizmi i Pandit të thjeshtë, ?njeriut të vogël?, me zemër të stërmadhe. Pikërisht ne marrim guximin, që jo vetëm ta shpërfillim, ta injorojmë, ta harrojmë, por edhe në rastin e vetëm, që e përmendim, ta cilësojmë ?të paidentifikuar?, njësoj sikur emrat në këtë dynja të jenë një gjë e kotë.
Mbase behari është një fazë e vështirë për lajme. E vërtetë. Shumë zyra, shumë prej nesh, shumë politikanë, shumë showman e showgirl janë duke u nxirosur të qetë nën rrezet këndellëse të diellit. Por asnjë justifikim nuk mund t?ua largojë njerëzve të Pandit atë shijen e hidhur që u është krijuar nga shpërfillja e paedukatë për njeriun e tyre të dashur. Të gjithë, absolutisht të gjithë, qofshin këta edhe më të famshmit, e kanë provuar, të paktën një herë në jetë, atë ndjesinë e kotësisë që ndien kur nuk ta vë veshin apo nuk të hedh sytë njeri. Në rastin e Pandit, ?heroit të paidentifikuar?, kështu duhet ta ndiejmë veten nga pak të gjithë.
Gazeta SHQIP
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzon kërkesën e ...
Në këto ditë të nxehta gushti pakkush po mendon për temperat...
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në ...
Nga Pëllumb KULLAZoti Fullani Njerëzit kërkojnë që ju të ikn...
Këshilli Mbikëqyrës doli me një deklaratë pas mbledhjes së r...
Nga Elvi FUNDOPas materialit të parë i cili tregonte shkelje...
Për bizneset në sektorin minerar rreth 150 leje minerare jan...
Ylli 21 vjeçar ka publikuar videoklipin e saj të fundit në Y...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe imamin e xhaminë El-Kudd...
Pas denoncimit te filluar dy dite me pare nga www.cityfm.al,...
-Në një moment kur shoqëria civile kërkon doëheqjen e Guvern...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë s...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani përmes një...
Policia shqiptare ka arrestuar te marten rreth 40 emigrantë ...
Policia e Korçës asgjësoi mëngjesin e sotëm 108 rrënjë “Cana...
Drejtoresha e Inspektimit të Ligjshmërisë pranë Inspektoria...
Familjarët e një 62- vjeçareje janë revoltuar me një mjek dh...
Nesër Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë,do të vendos...
Prokuroria e Tiranës shpreson të tërheqë në bashkëpunim dy n...
Faqja zyrtare e PD, prej disa oresh eshte jashte funksionit....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...