Kriza ekonomike shkakton pothuaj epidemi vetvrasjesh!!
Nga Sali BERISHASkamja, papunesia, mjerimi nga kriza ekonomi...
Nga Mero Baze
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka njoftuar se do të mblidhet përsëri dhe do të diskutojë mbi përgjegjësitë për atë që ka ngjarë në Bankë. Duket qartë që nuk është një mbledhja nga dëshira. Duket po ashtu qartë se ata e kanë kuptuar se arroganca për të mbrojtur njëri- tjetrin dhe Guvernatorin, nuk pi ujë në opinionin publik.
Nuk dua të jap këshilla delirante publike se çfarë duhet të bëjnë anëtarët e Këshillit. Shumicën e tyre i njoh, dhe pavarësisht sponsorizimit politik që i ka çuar në ato karrige, secili prej tyre vlen më shumë se Ardian Fullani. Elisabeta, e para, që dikur ka qenë këshilltare ekonomike e Presidentit Sali Berisha, është një tekniciene shumë më e aftë se Ardian Fullani. E di po ashtu që për Dhori Kulen ka alergji publike për shkak se ai e ka përdorur politikën më shumë se ajo atë. Por ai sërish ka bërë diçka në jetë më shumë se Ardian Fullani. Së paku është shkolluar vetë, ka dalë student i shkëlqyer, është bërë pedagog. Më tutje po ia lë meritë politikës. Adrian Civici po ashtu. Paçka se i ngjan në formë dhe emër Fullanit, ai është pedagog. Është bërë vetë i tillë, me rezultate të larta dhe mundim. Nuk i ka blerë dhjetat me tava peshku.
Ermelinda Meksi është po ashtu një ish- pedagoge, që arriti me këmbët e veta në politikë dhe është anëtare e Këshillit pas largimit nga politika. Nuk dua të vazhdoj me përshkrimin e gjithë anëtarëve të Këshillit, por është një gjë që i bashkon të gjithë dhe i ndan nga Fullani. Së paku deri sa kanë mbaruar universitetin dhe kanë gjetur punën e parë, kanë qenë njerëz normal dhe me dinjitet. Nuk e kanë dëftesën vetëm me 5-a, nuk e kanë marrë shkollën me tollona mishi dhe gjalpi, nuk e kanë shtyrë jetën duke treguar barsoleta dhe duke bërë lolon në tavolina ?mbretërish? të politikës shqiptare.
Nuk dua të flas se çfarë duan të bëjnë sot, por dua të them se çfarë do t?i gjejë disa muaj më vonë. Siç ka nisur kjo histori, Fullani do të ikë. Ose në burg, ose në shtëpi. Varet sa thellë i ka zhytur duart në xhepat tanë. Nuk besoj që ka ndonjë Bankë Qendrore në botë, ku Guvernaori të caktojë Drejtor Thesari burrin e mbesës si Banka e Shqipërisë, dhe që e ka lejuar ky Këshill Mbikëqyrës. Kur Bankën e kthen në pronë private, kur je i papërgjegjshëm dhe njeri që nuk ke bërë asgjë vetë në këtë jetë, natyrisht që do të gjejë kjo që ka gjetur Bankën tonë.
Pra, Fullani do të ikë. Në mos sot, nesër, në shtator apo tetor, ai nuk do të hyjë më në Bankë.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, dhe këta zotërinj që përmenda unë, mund të ikin, me ndryshim ligji apo me dorëheqje, si të kenë dëshirë.
Jam i bindur se ata nuk janë të përfshirë në ndonjë histori korruptive aty brenda. Ndoshta Fullani i ka begenisur më shumë se ç?duhet me karburant, dieta apo udhëtime, por këtë ai e bën dhe me ata që nuk i ka në Këshill, boll të jenë të rëndësishëm për të. Anëtarët e Këshillit nuk besoj as që do të dënohen. Nuk besoj se do të ngrihet ndonjë akuzë ndaj tyre, dhe as që kanë për të përfunduar në burg.
Por ata rrezikojnë një fat më të keq se kushdo tjetër.
Pasi furtuna që po kalon mbi Bankë të qetësohet, pasi gjyqi të mbarojë dhe njerëzit të kuptojnë çfarë ka ndodhur, pasi Ardian Fullani të ketë ikur në burg ose shtëpi, pasi Banka të ketë rifilluar të punojë normalisht si Bankë, njerëzit më të pështirë në publikun shqiptar do të jenë anëtarët e Këshillit, që u kthyen në badigardë të Ardian Fullanit. Ata do të jenë të fyer, moralisht, ligjërisht, intelektualisht dhe profesionalisht. Në gjithë epokën e tyre ?pas Fullanit?, ata do të etiketohen si njerëz pa dinjitet, pa ambicie intelektuale, dhe mbi të gjitha pa personalitet publik. Ata që u emëruan aty të ishin garantët e parave tona, u katandisën në fund garantët e Fullanit, të cilin nuk e shpëtuan dot. Dhe ka plot epitete që mund të vërshojnë mbi ta dhe që mund t?i bëjnë të ndjehen keq. Por nga njëri nuk do shpëtojnë sa të jenë gjallë. Do të jenë përjetësisht ?kamikazët? e Ardian Fullanit. Për atë çfarë Fullani përfaqëson në këtë vend, është turp të jesh dhe koleg i tij, është turp të jesh i barabartë me të, është tmerr të jesh i urdhëruar nga ai, por mbi të gjitha është fundi i botës të hedhësh personalitetin tënd në erë, për të shpëtuar disa muaj nga karrigia e tij.
Nga Sali BERISHASkamja, papunesia, mjerimi nga kriza ekonomi...
Bashkia e Tiranes ka nisur punen per vendosjen e semaforeve ...
Kryeministri Edi Rama përmesnjë postimi në rrjetin social Fa...
Dorëheqjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Ful...
Deklaratë e ish zv/ministrit te ekonomise Eno BozdoPartia De...
Deklaratë e koordinatores për mediat ne PD, Silvi Bardhi. Dr...
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit Ge...
Pak ditë më parë gazeta TemA raportoi se presidenti Bujar Ni...
Përfaqësuesit vendor të Partisë Demokratike në Lezhë u mblod...
Deklaratë e deputetit te PD, Luçiano BoçiKur aksionet bëhen ...
Nga Spartak NGJELATani qe vjedhja e stokut te Bankës së Shqi...
“Keqardhje e thellë për Kryeministrin që beson se mund t’i n...
Ish- Kryeministri Berisha shkruan per rendin dhe sigurine pu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të presidenti...
Presidenti i Republikes Bujar NIshani, ka thyer sot ne mesdi...
Ndërsa vetë ka nisur disa ditë pushime në Vlorë, Kryeministr...
Deklaratë e koordinatores për mediat ne PD, Silvi Bardhi“Kod...
“Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë duhe...
Spartak Ngjela e cilëson vjedhjen në Bankën e Shqipërisë maj...
Debatit më të fundit në Partinë Demokratike mbi respektimin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...