Ligji i përbashkët PD-PS-LSI, i prillit 2013, shkatërroi sistemin e urdhrave të nderit, medaljeve dhe dekoratave në Shqipëri
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Kastriot Myftaraj
Nismëtari i Kupës së Botës në futboll, avokati francez Jules Rimet ishte sigurisht një njeri misterioz. Në vitin 1897, në moshën 23 vjeç ai themeloi në Paris një klub sportiv të emërtuar në anglisht ?Red Star? (Ylli i Kuq). Në Francën e kohës ky shihej si një emërtim masonik, jo komunist. Ylli i Kuq ishte një simbol i llozhave masonike republikane, ateiste. Jules Rimet ishte një mason, kjo shpjegon gjithë veprimtarinë e tij. Zgjedhja e Jules Rimet në krye të FIFA-s, në 1920 koincidoi me adoptimin nga sunduesit e rinj bolshevikë të Rusisë, të Yllit të Kuq, si simbol i tyre shtetëror, dhe me këtë edhe i komunizmit ndërkombëtar, nga ana e Kominternit (Internacionales Komuniste), që u krijua në atë kohë, në Moskë. E çuditshme, apo jo? Me këtë nuk dua që të them se Jules Rimet ishte një komunist, por ajo që zbulohet me këtë rast është se komunizmi ishte pjesë e agjendës masonike.
Kur Jules Rimet erdhi në krye të FIFA-s, organizata botërore e futbollit ishte gati duke u shkrirë pasiqë federatat e Britanisë së Madhe, vendit që kishte futbollin më të zhvilluar në botë, refuzuan të jenë më tutje anëtare të FIFA-s. Vetëm vullneti dhe përpjekjet e një njeriu të jashtëzakonshëm, dhe jo më pak misterioz se Rimet, bankierit hollandez Cornelis August Wilhelm Hirschman, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s që prej vitit 1906 deri në 1931, bëri të mundur mbijetesën e organizatës. Hirschman e përzgjodhi dhe e mbështeti francezin Rimet, për t? u bërë drejtues i FIFA, vetëm se Rimet ndante aspiratën e Hirschman që FIFA të organizonte një kupë botërore të futbollit. Hirschman ishte një nga ata që mund të quhen personalitete globale. Për shkak të veprimtarisë së tij si bankier, me lidhje të rëndësishme në botë, ai kishte një vizion global, dhe e kuptonte se një organizatë botërore e futbollit nuk kishte kuptim që të ekzistonte pa një tur botëror të futbollit, një kupë të botës në futboll. Për këtë nuk mjaftonte turi global i futbollit që organizonte FIFA brenda Lojërave Olimpike, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. FIFA kishte nevojë për një kupë të vetën, që do të rriste profilin e organizatës.
Krijimi i kupës së botës në futboll u bë kauza e shpallur e Presidentit të ri të FIFA-s, Rimet. Në letër kjo duhet të ishte një gjë e thjeshtë. Përse duhet të kishte kundërshtime ndaj një kupe të botës në futboll? Por megjithatë kundërshtime pati dhe shumë madje. Qeveritë e shumë shteteve, veçanërisht atyre europiane e shikonin me dyshim këtë projekt. Duket se në kancelaritë ndërkombëtare dyshonin se me Kupën e Botës në futboll do të nxirrej djalli nga shishja, në një periudhë shumë trazuar politike, kur bota sapo kishte dalë nga lufta më e madhe historisë. Një tur botëror i futbollit ku do të luanin lojtarët profesionistë, ishte një gjë krejt e ndryshme nga turi që organizohej brenda Lojërave Olimpike me futbollistë joprofesionistë, ndonëse edhe këtu ishin pasqyruar dhe shpesh nxitur konfliktet mes kombeve dhe shteteve. Kupa e Botës në futboll do të ishte diçka tjetër, një katalizator që do të vinte në pah, madje potenconte shumë të vërteta të pakëndshme politike dhe problematike që ekzistonin midis kombeve e shteteve dhe të cilat diplomacia botërore përpiqej shumë që t? i fshihte me retorikë shpesh të rreme.
Në letër, qëllimi i Kupës së Botës ishte paqësimi i kombeve dhe i shteteve. Në vitin 1926, kur Presidenti i FIFA, Jules Rime ftoi vendet e botës që të merrnin pjesë në një kupë të botës në futboll, ai u shpreh se me këtë FIFA synonte që t? i bashkonte kombet përmes një turneu ndërkombëtar futbolli. Ai tha se: ?Futbolli do t? i fuqizonte idealet e paqes të përhershme dhe reale?. Pra, Kupës së Botës në futboll po i jepej një funksion politik, fuqizimi i paqes, në botën e porsadalë nga një luftë botërore dhe mbi të cilën po binte hija e një lufte tjetër. A ishte i sinqertë Jules Rimet? Nëse një francez fliste kështu në 1926, prova se ai ishte i sinqertë ishte sigurisht qëndrimi i tij ndaj Gjermanisë, kundërshtarit kryesor të Francës në luftën e fundit.
Caktimi i vendit pritës të Kupës së parë të Botës në futboll ishte rezultat i një procesi me shumë intriga politike dhe diplomatike ndërkombëtare. Kur u pa qartë se FIFA donte seriozisht që të organizonte Kupën e Botës, federatat e futbollit të pesë vendeve u ofruan që vendet e tyre të ishin pritës të turneut: Hollanda, Italia, Spanja, Suedia dhe Uruguaj. Por vetëm federatat e futbollit të Italisë dhe të Uruguajt kishin mbështetjen e qeverive të vendeve të tyre për këtë pretendim. Qeveritë e Hollandës, Spanjës dhe Suedisë mendonin se një ngjarje e tillë do të krijonte probleme për vendet e tyre. Holanda, e cila kishte pasur qëndrim asnjëanës në luftën botërore, nuk donte që të bëhej vendi pritës i një turneu të tillë të organizuar nga FIFA e kryesuar nga një francez, kur dukej se Gjermania fqinje nuk do të ftohej të merrte pjesë. Të njëjtin problem si Holanda kishte edhe Suedia asnjëanëse. Spanja, e cila gjithashtu kishte qenë asnjëanëse në luftën botërore, përveç problemit të mësipërm, kishte dhe frikën se mos duke u bërë vendi pritës i një turneu të tillë, do të kishte edhe probleme të brendshme. Në fakt ky vend gjendej në prag të një lufte civile të përgjakshme, që do të niste vetëm pak vite më vonë. Prandaj federatat e futbollit të Holandës, Spanjës dhe Suedisë u detyruan që të tërheqin ofertën e tyre në Kongresin e FIFA-s që u mbajt në Barcelonë, në maj 1929.
Italia dëshironte shumë që të bëhej vendi pritës i Kupës së Botës në futboll, se regjimi fashist donte ta përdorte këtë ngjarje për qëllime propagandistike brenda vendit dhe në botë. Regjimi fashist, i cili pretendonte se do t? i rikthente Italisë lavdinë dhe fuqinë e Imperisë Romane, që kishte qenë një fuqi globale, ishte i sigurt se, në mungesë të Anglisë, që nuk pritej të merrte pjesë, pasiqë ky vend ishte larguar nga FIFA, Italia do ta fitonte Kupën e Botës, se kishte futbollin më të mirë në botë pas Anglisë. Rivali i vetëm i Italisë ishte një pretendent shumë i dyshimtë. Ndonëse Uruguaj kishte fituar vendin e parë në futboll në lojërat e fundit olimpike, aftësitë e këtij vendi për të pritur Kupën e Botës në futboll qenë krejt të pamjaftueshme. Uruguaj ishte një vend i vogël agrar dhe i varfër amerikanolatin, me rreth dy milionë banorë, pa infrastrukturë moderne, duke përfshirë edhe atë sportive. Në fakt, Uruguaj nuk kishte asnjë stadium të vetëm të përshtatshëm ku do të mund të luheshin ndeshjet e një turneu të tillë, por pretendonte se do të ndërtonte një nga stadiumet më të madh të botës, me 90 mijë vende. Por ndërtimi i stadiumit nuk kishte nisur ende kur Uruguaj u caktua në Kongresin e Barcelonës, në maj 1929, si vendi pritës i turneut. Italia ishte pretendenti më serioz, pasiqë kishte shumë stadiume të përshtatshme për të pritur ndeshjet dhe ofronte infrastrukturën e një vendi modern për tifozët e huaj që donin të ndiqnin Kupën e Botës. Por Italia u detyrua që të tërheqë kandidimin e saj, kur e pa qartë se FIFA mbështeste kandidaturën e Uruguajt. Diktatori fashist Italian, Mussolini mendonte se do të ishte në dëm të imazhit të vendit dhe të regjimit, nëse Italia mundej nga Uruguaj në votimin për vendin pritës të Kupës së Botës. Për protestë, Italia vendosi të mos shkonte në Uruguaj.
Uruguaj, të cilit iu dha e drejta e organizimit të turneut, si pretendenti i vetëm i mbetur në garë, kishte si qëllim që ta përdorte këtë ngjarje për qëllime politike, se ajo koincidonte me 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. Prej këtej edhe emri i stadiumit që pritej të ndërtohej me rastin e turneut, Estadio Centenario (Stadiumi ?Njëqindvjetori?). Por ambicjet e këtij vendi të vogël, ose më saktë e politikanëve të tij, qenë shumë më të mëdha se aftësitë e vendit për të përballuar një sfidë të tillë globale. Uruguaj si vend pritës i Kupës së parë të Botës në futboll, u bë thjesht një shembull i shteteve ish-koloniale që kërkonin t? i paraqiteshin botës me një imazh potemkinian. Doli se stadiumi i famshëm që do të ndërtohej për nëntë muaj, nuk kishte përfunduar kur erdhi dita që të niste Kupa e Botës në Uruguaj. Vërtet që uruguajanët ishin përpjekur shumë, por ajo që kishin arritur nuk ngjante aspak me një stadium futbolli. Ishte një lloj kodre prej betoni, dheu dhe shtesash prej druri-këto të fundit shërbenin edhe si konstrukte potemkiniane që ishin vendosur me synimin e qartë për t? i dhënë pamjen e një stadiumi kësaj ngrehine në fotografitë. FIFA në fillim nuk pranoi që në këtë impiant të luheshin ndeshje, kështu që ndeshjet e para të Kupës së Botës u luajtën në stadiume të tjerë, të vegjël të Uruguajt. Por Jules Rimet kishte dashur që vendi pritës i Kupës së Botës të ishte Uruguaj kështu që tani, siç thotë proverbi, ose duhet të hante supën që kishte gatuar, ose të vriste veten duke u hedhur nga pirgu më i lartë i ?stadiumit?. Uruguajanët donin të luanin patjetër në këtë stadium. Prandaj FIFA u detyrua që t? i kënaqte vendasit, të cilët u ndjenë të prekur në krenarinë kombëtare. Kështu që në ditën e pestë të turneut, në 18 korrik, ditën kur Uruguaj do të luante ndeshjen e parë në turne, ndaj Perusë, kjo ndeshje u luajt në ?stadiumin? e ri të famshëm.
Europianët, duke e marrë me mend se çfarë i priste në Uruguaj, pas rrugës së gjatë për në këtë vend të largët, më së shumti nuk shkuan atje. FIFA u përpoq shumë së bashku me qeverinë e vendit pritës që në Uruguaj të shkonin sa më shumë skuadra europiane. Madje, me shpenzimet e qeverisë uruguajane, u pajtua edhe një anije, me të cilën do të udhëtonin skuadrat europiane. Megjithatë në anije nuk hipën më tepër se tre skuadra europiane, Franca, Belgjika dhe Rumania. Pjesëmarrja e Francës mund të konsiderohet si mrekullia e Rimet. Ai mezi ia doli që ta bindte Federatën e Futbollit të Francës që të dërgonte skuadrën kombëtare në Uruguaj. Gjithsesi, traineri i kombëtares franceze dhe njëherësh traineri më i madh i Francës, Gaston Barreau, si dhe disa nga lojtarët më të mirë, nuk u bindën që të shkojnë në Uruguaj. Rumania ishte i vetmi vend europian ku shteti bëri përpjekje serioze që skuadra kombëtare pjesëmarrëse të merrte pjesë në Kupën e Botës. Vetë Mbreti Carol II u angazhua për këtë gjë.
Gjermania donte të merrte pjesë, por pjesëmarrja e saj u shmang me takt, duke mos e ftuar skuadrën gjermane që të udhëtonte me anijen në të cilën do të udhëtonin skuadrat pjesëmarrëse nga Europa dhe vetë stafi i FIFA-s. Gjermanët u ndjenë të fyer dhe nuk shkuan në Uruguaj. Me qëndrimin ndaj Gjermanisë Jules Rimet përgënjeshtroi qëllimin e deklaruar të Kupës së Botës, të cilin e cituar më lart. Jules Rimet kishte lindur në Theulet, një qytezë e cila në 1873, kur lindi ai gjendej pranë kufirit franko-gjerman, për shkak se Gjermania kishte aneksuar territoret franceze me shumësi të popullsisë gjermane të Alcase-Lorraine pas luftës së tre viteve më parë. Ai mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, ku luftoi kundër gjermanëve, dhe fitoi dekorata. Kjo bëri që Jules Rimet, si drejtues i FIFA të reflektonte formimin e tij antigjerman. Këtë gjë ai nuk e fshehu dot me veprimet e tij, që binin në kundërshtim me retorikën e tij.
Një simbolikë të veçantë, domethënëse është e lidhur edhe me anijen me të cilën udhëtuan përfaqësueset e vendeve europiane, transoqeaniku ?Conte Verde?. Kjo ishte një anije italiane e ndërtuar në Angli, dy vende që nuk merrnin pjesë në Kupën e Botës. Anija ishte emërtuar sipas nickname të një sundimtari feudal Italian të shekullit XIV, Kontit Amedeo të Savojës, i cili kishte bërë luftëra të pafundme në Francë, Itali dhe Ballkan, shkurt një personazh historic aspak paqësor, çka ishte kundër frymës që turneu supozohej të përcillte sipas Jules Rimet. Vetë anija që fitoi emërtimin mediatik si Anija e Kupës së Botës pati një fat të çuditshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që prej vitit 1938 ajo u bë një nga katër anijet italiane që lundronin në atë që u njoh si rruga e jetës, nga Trieste në Shangai, për të dërguar në një vend të sigurt mijëra e mijëra hebrej që kishin ikur nga Gjermania dhe Austria. Hyrja e Italisë në Luftën e Dytë Botërore, në 1940, e gjeti anijen në Shangai nga ku nuk mund të lëvizte për shkak se do të mësyhej me siguri nga luftanijet dhe avionët britanikë. Por në maj 1942, anija, e riemërtuar nga japonezët si ?Teikyo Maru? mori pjesë në një mision paqësor, duke qenë një nga dy anijet e dërguara nga japonezët në Mozambik të Afrikës, ku Japonia dhe SHBA, të cilat gjendeshin në luftë prej pesë muajve, do të shkëmbenin diplomatët e tyre. Pas kapitullimit të Italisë në 1943, anija u konfiskua nga japonezët në Shangai, dhe u përdor si anije për transportin e trupave. Në 1944 anija u mbyt e goditur nga avionët bombardues amerikanë. Katër vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur FIFA ishte duke përgatitur të parën kupë të botës, të pasluftës, askush nuk ishte kujtuar për anijen e famshme, e cila gjendej e e braktisur një një plazh të humbur japonez. Në 1949 anija u skrapua, duke humbur kështu një objekt simbolik i rëndësishëm i Kupës së Botës. Japonezët, të cilët pas disa dekadave do të kërkonin me ngulm që të bëheshin vendi pritës i Kupës së Botës në futboll, në 1949 nuk e gjetën aspak me vlerë zotërimin prej tyre të anijes me të cilën ishte lidhur një simbolikë e vecantë e Kupës së parë të Botës në futboll.
Është domethënëse se skuadra e Jugosllavisë, vendit të katërt europian që mori pjesë në Kupën e Botës në Uruguaj, e humbi anijen e me të cilën udhëtuan bashkërisht skuadrat e vendeve të tjera europiane, për shkak se nuk arriti dot që të krijonte një skuadër ku të merrnin pjesë edhe lojtarët kroatë dhe sllovenë, veç atyre serbë. Lojtarët kroatë e bojkotuan kombëtaren jugosllave për shkaqe politike. Konflikti nacional mes serbëve dhe kroatëve ishte ashpërsuar shumë në atë kohë, pasiqë Mbreti Aleksandër prej një viti kishte vendosur një diktaturë të hapur serbe në shtetin shumëkombësh. Më në fund Jugosllavia dërgoi në Uruguaj një skuadër të përbërë vetëm nga serbë, ku i vetmi joserb ishte një gjerman i lindur në Jugosllavi, që luante dhe jetonte në Francë. Skuadra jugosllave udhëtoi për në Uruguaj me një anije tjetër, që nga porti francez i Marseille. Një simbolikë e dyfishtë kjo, sa afatshkurtër aq edhe afatgjatë. Në aspektin afatshkurtër të simbolikës, Marseille ishte pikërisht qyteti ku katër vite më pas do të vritej Mbreti serb i Jugosllavisë, Aleksandër Karagjorgjeviç, nga dora e kroatëve. Në aspektin afatgjatë, simbolika e humbjes së anijes europiane paralajmëroi fundin e këtij shteti që do të vinte për shkak të konflikteve të brendshme etnike.
Pjesëmarrja e Jugosllavisë, si një nga katër vendet e vetme pjesëmarrëse nga Europa, ishte ironia tjetër e madhe e këtij botërori të parë që u shndrrua në një celebrim të nacionalizmit irredentist. Shteti ballkanas e pati marrë këtë emër vetëm një vit para turneut, në 1929, kur qe shndrruar në një diktaturë monarkiste, pasi Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e krijuar si ?demokraci? me iluzionin e ?kombit të përbërë nga tre fise? u coptua në ?çekanin dhe kudhrën? e hegjemonisë serbe dhe aspiratave nacionale të kroatëve, sllovenëve dhe popujve të tjerë të këtij vendi. Jugosllavia, e cila tashmë ishte një imperi koloniale e dominuar nga Serbia, ishte vendi i fundit në botë që duhej të merrte pjesë në këtë turne që u shndrrua në një celebrim të nacionalizmit separatist të popujve të kolonizuar. Shteti dhe federata jugosllave e futbollit u përpoqën ta paraqesin pjesëmarrjen e suksesshme të Jugosllavisë në këtë turne, ajo arriti deri në gjysëmfinale, si një provë se shteti i ri funksiononte mirë.
Jugosllavia ishte e vetmja përfaqësuese europiane e cila arriti deri në gjysmëfinale, çka i shërbeu propagandës shtetërore jugosllave, ose më saktë serbe, për të krijuar mitin e shtetit që shpëtoi nderin e Europës në Kupën e Botës. Kjo u bë edhe për të ulur përshtypjet e këqija që krijoi humbja 6-1 që pësoi Jugosllavia në gjysmëfinale ndaj Uruguajt. Jugosllavia në këtë turne siguroi rekordin unik në llojin e vet, të të qenit i pari vend që braktis ndeshjet e një Kupe të Botës. Jugosllavia refuzoi që të luante ndeshjen për vendin e tretë ndaj SHBA, në shenjë proteste ndaj arbitrimit, sipas jugosllavëve, tendencioz pro uruguajanëve, në ndeshjen gjysmëfinale. Në të vërtetë Uruguaj kishte padyshim skuadrën më të mirë të turneut, të cilën nuk mund ta mposhtte Jugosllavia. Kjo e fundit, pas të gjitha gjasave iu tremb një humbjeje ndaj SHBA, përfaqësuesja e së cilës kishte shumë lojtarë të ardhur nga Anglia. Gjithsesi, në kthim lojtarët e përfaqësuese jugosllave u pritën si heronj nga Mbreti Aleksandër. Shtypi serb, i vetmi në Jugosllavi që e ndjente për detyrë të bënte apologjinë e përfaqësueses jugosllave, tha se kjo e fundit nuk kishte përse të luante ndaj një një skuadre lojtarësh britanikë me pasaportë amerikane. Kjo ishte një shfaqje e hershme e antiamerikanizmit, që më pas do të bëhej një resentment në Serbi.
Normalisht, Jugosllavia duhet të ishte dënuar për braktisjen që i bëri Kupës së Botës në Uruguaj, por FIFA parapëlqeu të mos e bënte të madhe këtë çështje dhe iu dha medalje të bronzta të vendit të tretë lojtarëve të dy përfaqësueseve, SHBA dhe Jugosllavisë. Padrejtësia nda përfaqësueses amerikane u vu në vend 1986 kur një llogari e re e kryer nga FIFA mbi bazën e statistikave të Kupës së Botës 1930 i dha SHBA vendin e tretë dhe Jugosllvisë të katërtin. Në Jugosllavinë e vitit 1986 askush nuk u indinjua dhe nuk i erdhi keq për këtë gjë, përveç serbëve. Kroatët dhe sllovenët gjetën rastin të tallen dhe të thonë se kjo ishte një tjetër tregues i vetëmashtrimit historik të serbëve. Ishte koha kur sapo kishte dalë Memorandumi famëkeq i Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Serbisë, që u bë manuali i lëvizjes së Millosheviqit që çoi deri të shkatërrimi i Jugosllavisë.
Eliminimi i Jugosllavisë nga Uruguaj në Kupën e Botës 1930, pra nga vendi organizator që e pati parë turneun si një mënyrë për të celebruar jubileun e triumfit nacional të vet, si një komb irredentist që shkëputet nga imperia koloniale. Jugosllavia, imperia koloniale europiane, do të shpërbëhej nga nacionalizmi i popujve të shtypur. Fakti që Uruguaj e fitoi kupën e turneut, sikur i vinte vulën kësaj. Jugosllavia e cila mori pjesë në mënyrë të suksesshme në Kupën e Parë të Botës, një vit pasi shteti shumëkombësh mori emrin ?Jugosllavi?, gjashtë dekada më vonë, në 1991, do të shpërbëhej vetëm një vit pas një pjesëmarrjeje të suksesshme në një Kupë të Botës, atë të Italisë në 1990.
Tetëdhjetë vite më vonë makineria serbe e prodhimit të miteve historike krijoi një mit nga Kupa e Botës 1930, me filmin shumë popullor në Serbi ?Montevideo, Bog te video?(2010) i regjisorit Dragan Bjelogriç. Titulli i filmit në shqip do të thotë ?Montevideo, Zoti të bekoftë?. Filmi tregon historinë e krijimi të përfaqësueses jugosllave të futbollit për Kupën e Botës të vitit 1930 dhe pjesëmarrjen e saj në të, si një episod të lavdisë kombëtare serbe.
Derisa Jugosllavia mori pjesë në Kupën e Botës në 1930, si një përfaqësuese me profil nacionalist serb, Spanja, vendi nga i cili Uruguaj ishte shkëputur njëqind vite më parë, e gjeti të arsyeshme që të mos merrte pjesë në Kupën e parë të Botës, që pritej të shndërrohej në një celebrim të pavarësisë së këtij vendi ish-kolonial. Në fakt, në atmosferën politike ndërkombëtare të kohës kur kishte filluar lëvizja e popujve të shtypur kundër fuqive koloniale, Kupa e Botës e luajtur në një vend ish-kolonial me rastin e jubileut të pavarësimit të tij fitonte një simbolikë politike të madhe globale. Duket se kjo ishte arsyeja që SHBA, që nuk kishte fare skuadër përfaqësuese të futbollit (atij të stilit europian) dhe madje as kampionat futbolli të tillë, sajuan me shpejtësi një skuadër të tillë për të marrë pjesë në Kupën e Botës të luajtur në Uruguaj. SHBA e mbante veten si një fuqi liberale, që ishte kundër sistemit kolonial. Nuk është ironi e vogël që ishte një francez, Jules Rime, ai që ideoi dhe realizoi një turne botëror sportiv që u shndrrua në një celebrim të luftrave çlirimtare koloniale, në një kohë që vendi i tij Franca, do të qe fuqia koloniale europiane që do të luftonte më gjatë dhe me ashpërsi për të shtypur luftrat çlirimtare në kolonitë e veta. Franca, edhe pse qe fuqi koloniale, mori pjesë në turne, pasi me bigotizmin e vet të njohur, e konsideronte veten edhe kampione të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë së kombeve, kuptohet jashtë imperisë koloniale franceze. Belgjika, e cila qe gjithashtu një fuqi koloniale, mori pjesë vetëm se atëhere ajo kishte prirjen të ndiqte pas verbërisht Francën.
Në përfundim të turneut, lojtarët e Uruguajit morën si trofe statujëzën e bërë me porosi të FIFA-s nga skulptori francez, i specializuar për statuja të femrave nudo, Abel Lafleur. Ndonëse kupa e botës ishte perëndesha e fitores (Nike), skulptori kishte treguar mjeshtërinë e tij, duke kënaqur kërkesat e FIFA-s, por duke mos mohuar as specialitetin e vet. Në statujëzën e Kupës së Botës, Perëndesha Nike mban mbi krye, një kupë, fundi i së cilës është mbështetur në shpinën e saj, çka është një trick i skulptorit që ta vendosë atë në një pozicion në të cilin ajo ekspozon më mirë gjoksin e saj. Në të vërtetë, femrat nudo ishin pjesë e një rituali special në llozhat masonike, siç e kemi parë te filmi ?Eyes Wide Shut?.
Humbja e njërës nga skuadrat që arritën në ndeshjen finale të Kupës së Botës 1930, u bë shkak për një grusht shteti në vendin përkatës. Tre javë pas humbjes së Argjentinës në ndeshjen finale kundër Uruguajit, ushtarakët në kryeqytetin argjentinas e shfrytëzuan zemërimin mbarëpopullor për humbjen sportive, për të kryer një grusht shteti të suksesshëm. Në Argjentinë pati një zemërim të madh ndaj Presidentit plak, 78 vjeçar, Hipolito Yrigoyen, i cili u fajësua që Argjentina e madhe u poshtërua nga fqinji i vogël Uruguaj. Zemërimi popullor u rrit për shkak se lojtarët argjentinas pas kthimit nga Montevideo thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga uruguajanët, nëse do të fitonin ndeshjen. Gjithashtu opinioni publik argjentinasit ishte indinjuar shumë edhe për shkak se policia kufitare uruguajane vonoi me arsye të ndryshme anijet me tifozë argjentinas që u nisën për në Montevideo për të parë ndeshjen finale. Gjenerali argjentinas Joze Felix Uriburo e shfrytëzoi me mjeshtëri zemërimin popullor për të bërë një grusht shteti, me ç? rast gjenerali u bë President. Me këtë në Argjentinë filloi ajo që njihet në historinë e këtij vendi si Decada Infame (Dekada famëkeqe), që vazhdoi në fakt 13 vite. Gjatë kësaj kohe në këtë vend ndodhën disa grushte shteti, të cilët u kurorëzuan me grushtin e shtetit të vitit 1943, që solli në pushtet kolonelin Juan Peron.
Një koincidencë nga Kupa e Botës 1930, argjentinasi 25 vjeçar Gulliermo Stabile golshënuesi më i mirë i turneut do të shkonte në Europë për të nisur një karrierë të madhe, që e kurorëzoi te… Red Star i Parisit, skuadra e themeluar dikur nga Presidenti i FIFA-s, Jules Rimet.
Nëse tregoi ndonjë gjë, jashtë futbollit të luajtur, Kupa e parë e Botës, në Uruguaj, kjo ishte se, para gjatë, dhe pas saj u luajt një lojë paralele politike dhe diplomatike ndërkombëtare, me shumë intriga nga më të çuditshmet, të cilat këtej e tutje do të bëheshin pjesë e pandarë e Kupës së Botës. Me sa duket, shtetarët dhe diplomatët e botës kishin vendosur se futbolli ishte një gjë shumë e rëndësishme për t? ua lënë vetëm futbollistëve, dhe se vetë Kupa e Botës ishte një gjë shumë e rëndësishme për t? ia lënë në dorë vetëm FIFA-s. Kjo është ana tjetër e historisë së Kupës së Botës, një histori jo më pak interesante dhe dramatike, se ajo e shkruar në fushat e blerta.
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...