web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër, Rama: 3 vitet që vijnë do të jenë më të mira për Shqipërinë

27 Maj 2014, 22:00, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama Në konferencën e organizuar për prezantimin e strategjisë së bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër për katër vitet e ardhshme, theksoi se kjo strategji është një dokument pune për të dyja palët, për të çuar përpara projekte konkrete, duke shprehur bindjen se tre vitet që vijnë, do të jenë më të mira për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë, shprehu falënderimet për qeverinë e këtij vendi për mbështetjen e dhënë në realizimin e reformës administrative- territoriale. Ai tha se kjo reformë ishte e munguar prej kohësh, dhe është në fazën e fundit të saj, ndërsa shtoi se ekspertiza zvicerane do të jetë e rëndësishme në aftësinë e kapitalit njerëzor, për të shumëfishuar të ardhurat në funksion të projekteve dhe në funksion të zhvillimit.





Lajmet e fundit nga