Embargoja ndaj Iranit, Shqipëria thyen vendimin e SHBA
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një dalje pa...
Partia Demokratike nis zyrtarisht procesin e anëtarësimeve të reja në degën e saj në Tiranë, duke zyrtarizuar kështu edhe nisjen e ri-organizimit të saj. Megjithëse ende nuk ka një udhëzim të veçantë mbi mënyrën sesi do të organizohet dega më e madhe e PD-së në vend, burime nga kjo parti konfirmojnë se pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve do të përcaktohet edhe organizimi dhe drejtimi i saj. Në këtë kuadër, një nga variantet e diskutuara është ngritja e një strukture koordinatorësh, të cilët do të zëvendësojnë kryetarët aktualë të nëndegëve dhe bashkë me drejtuesit e seksioneve dhe grupseksioneve do të përbëjnë hallkën më të rëndësishme në organizimin dhe funksionimin e kësaj dege. Burimet shprehen se referuar edhe shtrirjes së gjerë dhe numrit të lartë të banorëve në Tiranë, nuk përjashtohet mundësia që për cdo zonë të ketë dy koordinatorë.
Në kuadër të çeljes së procesit të anëtarësimeve të reja, kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me koordinatorët e njësive bashkiake të Tiranës dhe rrethit të Tiranës. Basha ka prezantuar udhëzimin mbi procesin e regjistrimeve të reja në PD, ndërsa ka kërkuar pranimin e çdo qytetari që do të anëtarësohet në forcën më të madhe politike të opozitës. Burimet shprehen se Basha ka kërkuar nga të pranishmit ofrimin gjithashtu të të gjithë ish-kontribuesve në PD, pavarësisht distancimit që mund të jetë krijuar mes tyre dhe strukturave të PD për shkak të qejfmbetjeve apo faktit se mund të jenë ndier ?të lënë pas dore?. Duke përdorur shprehjen se PD është shtëpia e lirisë, Basha u shpreh se askush nga personat përgjegjës në këtë proces regjistrimesh nuk duhet të pengojë apo të mërzisë përmes sorollatjeve personat që do të duan të bashkohen në këtë proces riorganizimi duke dhënë kontributet e tyre.
Në vijim në këtë takim që ka zgjatur për rreth 45 minuta janë prezantuar koordinatorët të cilët do të ndjekin procesin e riorganizimit të kësaj partie. Referuar edhe udhëzimit të fillim prillit ku janë përjashtuar deputetët apo të zgjedhurit vendorë nga ky proces, Koordinatorë të PD-së në Tiranë do të jenë ish-deputetët Tritan Shehu dhe Jemin Gjana, Koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma, ish-drejtori i Departamentit Antikorrupsion në Kryeministri, Ivi Kaso, ish-drejtori i Tatimeve, Gazmend Spahia, ish-drejtoresha e AIDA-s, Eneida Guria dhe Genti Minarolli.
PD numëron rreth 30 mijë anëtarë në Tiranë, ndërkohë që parashikohet rritja e këtij numri për shkak të angazhimit të simpatizantëve të cilët deri tani nuk kanë pasur teserë. Në intervistën e fundit për mediat, kreu i PD, z Basha deklaroi se parashikohet përfundimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, përfshi Tiranën, në muajin maj dhe në qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Ky kuvend do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë, nëse do të ketë ndryshimet në statusin e selisë blu. Më pas do të jetë këshilli Kombëtar, i cili do të zgjedhë strukturën e re drejtuese.
Për herë të parë me udhëzim të selisë blu bëhet ndarja e mandateve mes drejtuesve të degëve dhe të zgjedhurve në postë të pushtetit lokal. ?Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar, këshill qarku, kryetar bashkie, kryetar komune?, thuhet në udhëzimin e PD.
dokumenti përcakton gjithashtu një afat prej 45 ditësh nga dita e sotme për të bërë procesin e analizës dhe zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një dalje pa...
Deputeti i PD-së, Keltis Kruja nëpërmjet një deklarate për s...
Edi Rama zhvilloi sot nje takimi me sportistët elitarë ku u ...
Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamenti...
Ka reaguar Bashkia e Tiranës në lidhje me deklaratën e Minis...
Kryeministri Rama ka shpërndarë sot 100 çertifikata pronësie...
Mbledhja e radhës e komisionit të posaçëm “Për reformën admi...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Panairin e punësimit...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për lëvizjet në polici...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një shkëmbim të frytshëm...
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, k...
Komisioni hetimor “Për kontrollin e zbatimit të legjislacion...
Demokratët depozituan dje në Kuvend një amendament që ka si ...
Komisioni i posaçëm për reformën territoriale e ka nisur me ...
Qeveria prezantoi sot publikisht reformën e re të pensioneve...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot një kërkesë të...
Grida Duma, ish-zv.ministrja e Integrimit dhe e sapoemëruar ...
Menjehere ka reaguar Partisë Demoktratike në lidhje me sulmi...
Pas deklaratës së kreut te PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar n...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti sot në një takim ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...