web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Celine Dion ndërron mëndje

14 Prill 2014, 15:15, Aktualitet CNA

Pak kohe më parë këngëtarja e njohur Celine Dion, ka bërë me dije se po mendonte që të nxirrte në shitje rezidencën e saj në Florida. Kjo nuk është një shtëpi si të gjithë të tjerat, por na lejon që ta përkufizojmë me fjalë nga më të ndryshmet pasi përmban ambjente të mrekullueshme. Atje ndodhet një pishinë shumë e madhe e cila gjatë mbrëmjes dallon me dritat e saj, 13 tualete , një kopësht me shumë hapsirë, si dhe disa dhoma gjumi.Muajin tetor të vitit të kaluar ajo e nxorri në shitje , dhe cmimi 75.5 milion $ ju duk mëse i arsyeshëm , duke parë dhe se cfarë përmban kjo rezidencë, por tashmë Celine Dion ka bërë një ndryshim. Kjo rezidencë shumë luksoze kushton 62.5 milion $. Krijuesja e hitit ?My Heart Will Go On? e ka shumë përzemër atë, por ngutet për ta shitur pasi nuk kalon shumë kohë atje. Në një intervistë të dhënë Celine Dion u shpreh se ajo qëndron vetëm disa ditë në muaj dhe shkak për këtë janë angazhimet që ajo ka.





Lajmet e fundit nga