web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një vend pune, një viktimë

13 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Vetëhelmimi i 52 vjeçares nga Korça, dy ditë më parë, nxorri në pah edhe njëherë një plagë të vjetër të shoqërisë shqiptare, e cila nuk ka mundur të shërohet në këto 20 vite tranzicion. Pas çdo ndryshimi të forcave politike, fillojnë fushatat e pastrimeve në administratë. Në mënyrë antiligjore, joprofesionale, apo më keq akoma, nga hakmarrja personale dhe politike, hiqen nga puna profesionistë dhe me vite të tëra proferionale dhe këto vende pune zihen nga militantë dhe anadollakë apo servila që kërkojnë shpërblim nga pushteti.
Dje, një nënë u fut në arkivol dhe një vend pune u la bosh. Një drejtoreshë politike çoi drejt vetvrasjes një bashkëshorte, nënën e dy djemve, një profesioniste, vetëm e vetëm që në vend të saj të emëronte militantin e radhës, apo të bënte qokun politik të radhës. Përtej ngjarjes, sot në Korçë, u shfaq një tjetër fenomen, indiferenca dhe braktisja e vlerave të qytetarisë korçare. Sot para Prefekturës, u zhvillua një protestë, ku nuk duhet të mungonin demokratët, socialistët, me apo pa parti. Çdo qytetar duhet të dilte sot përpara Prefekturës, jo kundër Prefektit, jo kundër shtetit, por kundër mentalitetit të një drejtoreshe ?vrasëse?, e cila mbushi arkivolin dhe liroi vendin e punës. Por sot atje mungonin të gjithë. Mos vallë në heshtje pranohen veprimet makabre të një kryetareje partie, apo nga frika mos kishin fatin e saj, iu shmangën solidaritetit njerëzor dhe u tërhoqën në hijen e tyre duke soditur në distancë atë çfarë po ndodhte. Në fakt çdo qytetar korçar, sot është i vetëdijshëm se ne kemi një viktimë, e cila ishte një nënë, një bashkëshorte, një qytetare e thjeshtë korçare, e cila humbi jetën para dy ditësh, jo se ia morri zoti, jo se ishte e sëmurë, por sepse hakmarrja politike, mentaliteti prehistorik i ndonjë pseudointelektualeje aspak qytetare, për të hapur një vend pune për militantin injorant të radhës, në bashkëpunim me një ish-sigurims, të veshur me uniformë blu, ngelen gjurmë të qytetit të Korçës. Një pseudo socialist dhe një pseudo demokrat, mbushën arkivolin dhe lanë një vend pune bosh. A është kjo, ajo që ne të gjithë prisnim? A është ky ndryshimi që do të sjellin dyshja Rama-Meta, apo këta nuk kanë faj?
Fajin e ka hakmarrja dhe mentaliteti i zymtë i disa drejtuesve lokalë të kthyer në hijena politikë, që marrin jetë njerëzish. Tashmë fjalën e ka drejtësia. A do të kemi këtë herë drejtësi? Le të shpresojmë.





Lajmet e fundit nga