web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Messi-show, realizon tre gola në 11 minuta. Inter Miami vendos rekord në MLS

20 Tetor 2024, 11:11, Sport CNA
VIDEO/ Messi-show, realizon tre gola në 11 minuta. Inter Miami vendos
Lionel Messi

Lionel Messi vazhdon të jetë protagonist i padiskutuar jo vetëm te skuadra e Inter Miami-t, por për të gjithë kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Argjentinasi ishte protagonist me tre gola në fitoren 6-2 të ekipit të tij ndaj New England Revolution.

Inter Miami ishte në disavantazhin 0-2, kur Suarez realizoi dygolësh në minutat 40 dhe 43 dhe barazoi për vendasit, teksa Cremaschi kaloi Inter Miami-n në avantazh me golin e shënuar në minutën 58.

Ndeshja mori tjetër fytyrë në fraksionin e dytë, me Messi-n që realizoi tregolësh në minutat 78, 81 dhe 89, duke e çuar rezultatin e kësaj përballjeje në 6-2 dhe duke vulosur këtë takim.

Pas këtij triumfi në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, Inter Miami shkoi në kuotën e 74 pikëve, një më shumë se rekordi i mëparshëm, i vendosur nga New England në vitin 2021.

Teksa, vetë Lionel Messi e mbylli sezonin në kuotën e 20 golave plus 17 asisteve të dhuruara për shokët e skuadrës./CNA

 





Lajmet e fundit nga