web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdoruesit e Twitter kundër Musk/ Votojnë për largimin e tij

2022-12-19 13:07:00, Tech CNA

Përdoruesit e Twitter kundër Musk/ Votojnë për largimin e

Mbi 57% votuan pro dorëheqjes së tij pasi Musk publikoi një sondazh në llogarinë e tij në Twitter

Përdoruesit e Twitter votuan të hënën në favor të dorëheqjes së manjatit të teknologjisë Elon Musk nga posti i shefit të platformës pasi ai publikoi një sondazh në internet duke u kërkuar ndjekësve të tij të vendosnin për të ardhmen e udhëheqjes së kompanisë. 

Mbi 57 për qind e të anketuarve i thanë "po" pyetjes së Musk "A duhet të largohem si kreu i Twitter?" Miliarderi i cili ka mbi 122 milionë ndjekës u zotua se do t'u bindet rezultateve të sondazhit. 

Përdoruesit e Twitter kundër Musk/ Votojnë për largimin e

Gati 17.5 milionë njerëz morën pjesë në sondazh përpara se të mbyllej. 

Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në tetor. Që nga marrja e tij, kompania është parë një valë pushimesh nga puna dhe polemikash.

Më herët të premten, Musk, i cili shpesh mbështetet në sondazhet online, premtoi të rivendosë llogaritë e pezulluara në Twitter të disa gazetarëve pasi gati 59 për qind e 3.69 milionëve që morën pjesë në sondazh për këtë çështje votuan në favor të rivendosjes së menjëhershme të llogarive. 

Pronari i Twitter nuk ka komentuar ende rezultatet e sondazhit të fundit./CNA.al





Lajmet e fundit nga