web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Klubi i Superiores emëron Mirel Josën si trajner

2025-07-21 10:09:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Klubi i Superiores emëron Mirel Josën si trajner

Mirel Josa është trajneri i ri i Bylisit. Klubi ballshiot i ka surprizuar të gjithë, duke emëruar në stol një emër të njohur për Superioren.

Me një karrierë të pasur prej më shumë se 20 vitesh dhe 12 trofe të fituar (5 tituj kampion, 4 Kupa, 3 Superkupa), Josa tani nis një aventurë të re.

Ai pason Gentian Mezanin, i cili ishte vendimtar në mbijetesën e Bylisit sezonin e kaluar. Josa do të prezantohet zyrtarisht të mërkurën para skuadrës dhe do të nisë menjëherë punën për sezonin e ri.





Lajmet e fundit nga