web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Gol shqiptarësh në Turqi, Uerdi Mara i jep fitoren skuadrës së tij

2023-10-21 14:46:38, Sport CNA

VIDEO/ Gol shqiptarësh në Turqi, Uerdi Mara i jep fitoren

Uerdi Mara i ka dhënë fitoren skuadrës së Keciorengucu në kampionat përballë Erzurumsporit për të ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet në zonën “play off” për tu ngjitur në Superligën turke.

Në minutën e 74’, miqtë kryen një kundërsulm fantastik, me ish-in e Partizanit, Jurgen Bardhin që asistoi për ish-in e Skënderbeut, me këtë të fundit që nuk gaboi me të majtën e tij brenda zonës.

Ky ishte goli i parë për Marën këtë sezon në Turqi, që duket se ka fituar sërish vendin e titullarit.





Lajmet e fundit nga