web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfida me Gjeorgjinë, Silvinjo e ka gati formacionin

2024-09-09 16:38:00, Sport CNA

Sfida me Gjeorgjinë, Silvinjo e ka gati formacionin

Pas fitores historike me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare, do të luajë të martën e 10 shtatorit, ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, atë ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë synojnë fitoren e radhës, për marrë kreun e grupit, që momentalisht mbahet nga gjeorgjianët.

Trajneri Silvinjo dhe lojtarët e Shqipërisë, kanë përgatitur ndeshjen në detaje dhe për fatin e mirë, nuk ka pasur dëmtime.

Gjendja e ekipit pas Ukrainës, duket shumë e mirë, ndërsa nuk ka probleme, as me pezullimet.

Jasir Asani dhe Thomas Strakosha u ndëshkuan me karton të verdhë, por nuk rrezikojnë që të jenë të gatshëm për sfidën me Gjeorgjianët.

Në një stadium të mbushur totalisht dhe të dominuar nga ngjyrat kuqezi, përfaqësuesja jonë luan me objektivin e qartë, të marrë fitoren. Momentalisht, Gjeorgjia dhe Shqipëria ndajnë vendin e parë me 3 pikë, për ta shndërruar duelin e stadiumit “Air Albania” në një betejë ku kërkohet maksimumi.

Silvinjo mendohet se do i besojë sërish futbollistëve që ishin titullarë në Pragë, kjo ndikuar edhe nga fakti që nga stoli u aktivizuan vetëm Arbër Hoxha dhe Medon Berisha.

Në Ligën e Kombeve, Shqipëria, është pjesë e Grupit B1, së bashku me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Çekinë. Sfida mes kombëtares shqiptare dhe asaj gjeorgjiane, është planifikuar të zhvillohet të martën e 10 shtatorit, duke nisur nga ora 20:45.





Lajmet e fundit nga