"GIVE UP, ELISA!"
I must say from the beginning, I have liked MP Elisa Spiro...
I must say from the beginning, I have liked MP Elisa Spiro...
Nëse flasim për objektivat e sezonit, jo çdo lojtar i ka të njëjta, sepse kjo varet nga klubi ku aktivizohesh, kampionati dhe shumë faktorë të tjerë. Kur disa prej futbollistëve shqiptarë janë shpallur kampionë në kampionate të ndryshme apo disa kanë fituar Kupën, ka edhe disa që sezoni nuk iu ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Aktualisht janë 6 kuqezinj, të cilët me klubin e tyre kanë pasur një sezon për t’u harruar dhe janë rrëzuar një kategori më poshtë.
KEIDI BARE- Pjesë e Espanjolit prej më shumë se dy vitesh, Keidi Bare nuk ia ka dalë dot që me ekipin e tij të mbijetojë në La Liga, teksa sezoni i ardhshëm do ta shohë në kategorinë e dytë. Teksa ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, klubi i mesfushorit nuk ka shanse matematikore për të mbijetuar dhe kjo u vendos nga barazimi i fundit që Valencia i mori në kohën shtesë. Ky nuk ka qenë sezoni më i mirë për fierakun e Kombëtares, për shkak se humbi pjesën më të madhe të ndeshjeve për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Këtë kampionat 25-vjeçari ka luajtur vetëm 580 minuta.
FREDERIK VESELI- Mbrojtësi i Kombëtares u transferua nga Salernitana në Serinë A te Benevento një kategori më poshtë në verën e kaluar. Ndërkohë në Serinë B gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet, teksa në përfundim të kampionatit, Benevento u rendit e fundit dhe u rrëzua në Serinë C. Veseli ishte në 21 ndeshje në fushë për ekipin italian, teksa ka dhënë edhe dy asiste. Sa i përket së ardhmes nuk dihet nëse 30-vjeçari do të gjejë një skuadër tjetër apo do të qëndrojë te Benevento.
ERMIR LENJANI- Një prej ekipeve që ka rënë nga kategoria në Superligën turke është edhe Umraniespori, skuadra e Ermir Lenjanit, e cila qëndroi vetëm një vit në elitë. Mbrojtësi firmosi në fillim të sezonit dhe e nisi mirë duke luajtur rregullisht në 10 ndeshjet e para, por në pjesën e mbetur të takimeve, minutat që ai mori nuk ishin ato që priteshin. Në total, Lenjani është aktivizuar në 16 ndeshje, me 1092 minuta.
DOKA-PRENGA- Albi Doka u transferua në korrikun e kaluar nga Kroacia, ku ishte pjesë e HNK Goricës, te Honvedi në kampionatin hungarez. Gjithashtu në të njëjtën kohë, në këtë ekip erdhi edhe mbrojtësi Herdi Prenga, i cili më herët kishte bërë një sezon të mirë me Kisvardën. Të dy lojtarët, të cilët janë grumbulluar me Kombëtaren në drejtimin e Edi Rejës, nuk ia dolën dot që këtë sezon të mbijetonin në elitë. Të renditur të parafundit, Honvedi, një ekip i njohur në Hungari, do ta shohë vetën një kategori më poshtë. Sa u përket shqiptarëve, Doka është aktivizuar 23 ndeshje, 1349 minuta, ndërsa Prenga 33 ndeshje, 2886 minuta në total.
EMANUELE NDOJ- Breshia është një kategori më poshtë. Klubi i njohur italian nga sezoni i ardhshëm do të militojë në Serinë C. Kjo pas ndeshjes së pardjeshme të “play out”-it kundër Kozencës, teksa barazimi 1-1 ishte fatal për ekipin ku aktivizohet edhe shqiptari Emanuele Ndoj. Mesfushori ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të Breshas, ku vetëm tri ndeshje ka qëndruar në stol. Ndoj ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tri asiste në 30 takime të luajtura këtë kampionat, por fundi ishte dramatik, pasi skuadra nuk mundi dot që të mbijetonte.
ALESIO ABIBI- Ish-portieri i Tiranës, që është tashmë pjesë e Peruxhas, ka pasur të njëjtin fat sa i përket rënies nga kategoria. Ekipi italian nuk ia doli që të mbijetonte këtë sezon dhe u rendit në vendin e 18-të. Abibi qëndroi në stol pothuajse gjatë gjithë sezonit, përveç dy ndeshjeve të fundit që ishte titullar.
Egnatia's club leaders were obviously left disappointed as t...
Vedat Muriqi's Majorca won 3-0 in the last week's match of...
Shpend Kumbarçe, Korab's coach, has stated that he is satisf...
Erzeni ka siguruar qëndrimin në Superiore, për sezonin e ard...
Pas konfirmimit të Orges Shehit në stolin e klubit, Tirana p...
Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare ...
Paola Saulino ka mbajtur premtimin e saj, të paktën një pr...
Sipas raportimeve, Julian Nagelsmann do t’i bashkohet Pari...
Parma dhe Cagliari barazuan 0-0 në play-off e Serie B, me ...
Është mbyllur pjesa e parë, në sfidën mes Erzenit dhe Korabi...
Lionel Messi said goodbye to PSG last night, but he will n...
Skënderbeu dhe Dean Liço do të jenë së bashku edhe për 2 s...
Shkëndija e Tetovës duket se e ka gjetur trajnerin dhe Ard...
Shumë zhurmë për shumë zhvillime. Kështu mund të përmblidh...
Today, the final of the "Play Off" for "Abissnet Superiore...
Anis Mehmeti is one of the players gathered by Sylvinho fo...
Boca Juniors footballer Sebastian Villa (23) beat his girl...
Elton Marini will most likely no longer be the director of P...
The captain of Manchester City has decided to leave the Prem...
Coach Silvinjo will appear in a press conference on Monday w...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...