web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reali dominon çmimet UEFA/ Ancelotti trajneri më i mirë, Benzema lojtari i vitit

2022-08-25 20:04:46, Sport CNA

Carlo Ancelotti është vlerësuar nga UEFA me çmimin trajneri më i mirë i vitit të kaluar në mbrëmjen e shortit të fazës së grupeve të Champions League. Për teknikun italian është hera e katërt në karrierë që vlerësohet me këtë çmim.

“Duhet të falënderoj shumë njerëz për këtë çmim: klubin, stafin tim, Arrigo Sacchin, që ka qenë mësuesi im, tifozët e Realit të Madridit, të gjithë familjen time, djalin tim Davide, që është edhe ndihmësi im”, ka thënë Ancelotti.

Ndërkohë që lojtari më i mirë i sezonit 2021-2022 është zgjedhur Karim Benzema, që udhëhoqi Realin e Madridit drejt titullit të radhës në Champions me 15 golat e shënuar vitin e kaluar. 





Lajmet e fundit nga