web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

From Adili to Limaj and Rrapaj, Marini breaks down the Partizan market: Here's the truth about the names that are circulating

2023-01-25 18:50:19, Sport CNA

From Adili to Limaj and Rrapaj, Marini breaks down the Partizan market:

Partizan's sports director, Elton Marini, appeared before the media today to tell the latest news about the transfer of players. Marini has spoken about the departures of Skuka and Bitri, but also some other players who are expected to approach or have been discussed as possible reinforcements for the Reds.

Do you think that with the last departures in the field you have weakened, while from the financial side the club has collected satisfactory amounts?

Mendoj që nuk jemi dobësuar, pasi edhe vetë trajneri e përmendi që ne kemi një projekt të caktuar, i japim besim lojtarëve tanë aktual, kështu që fjala dobësim nuk më duket me shumë vend. Është e drejtë të themi që na janë larguar dy lojtarë shumë të mirë, të cilët kanë kontribuar gjatë për këtë skuadër, por siç e kam deklaruar edhe në konferencën e mëparshme, klubi nuk mund t’i rezistoj këtyre shifrave të çmendura. Nëse ju kujtohet fraza ime e “çmendur” në këtë rast ka pasur një çmenduri futbollistike e cila është një risi e madhe. Është ndoshta edhe krenari për klubin tonë që ka mundur të realizojë transferimin më të madh që është arritur në futbollin shqiptar. Financat janë të domosdoshme, të mos harrojmë që jetojmë në një vend ku nuk prodhojmë shumë para, ose të ardhura nga ky sport, kështu që burimi kryesor i prodhimit të të ardhurave patjetër që janë shitja e të drejtave të transferimit. Unë personalisht, për çështje afeksioni, ndoshta do jem më i pezmatuari nga të gjithë sepse jam shumë i lidhur me djemtë , por i urojmë suksese sepse kjo tregon punën e mirë që është bërë dhe ndoshta është një motivim më i madh dhe për të tjerët që të ndjekin rrugën e tyre.

Lojtarë si Skuka është vështirë të zëvendësohen…

Mos harrojmë që Skuka ka ardhur vjet në merkaton e janarit kështu që besoj të njëjtën pyetje do i keni bërë edhe trajnerit të mëparshëm kur ka qenë vitin e kaluar. Asnjëri nuk besonte ke Skuka, ndoshta asnjëri nuk beson tek ata që do të vijnë në ditët në vazhdim. Ky është një proces ikje-ardhje, kështu që ashtu siç shpërtheu Skuka, besoj që ka shumë element të tjerë brenda ekipit që mund të kenë të njëjtin shpërthim.

E konfirmoni që shitja e Skukës është më e shtrenjta deri më tani?

Shifrat janë të deklaruara në media dhe ajo është shifra reale e arkëtuar.

Emrat e merkatos…

Unë jam shumë i kujdesshëm kur përmend emra, pavarësisht se mediat mund të zbulojnë ndonjë sekret që qarkullon në zyrat tona. Mendoj që duhet të kemi respekt për lojtarët që janë në kontratë me klubet e tjera, kjo është çështje etike dhe profesionale. Për sa kohë që lojtarët që na interesojnë ne janë në kontratë me klubet e tjera, nuk mund të përmendim emra. Ne jemi në negociata për repartet që kemi përcaktuar bashkë me stafin teknik aty ku është e nevojshme po punojmë. Të them të drejtën koha ka qenë pak e shkurtër pasi vetë kjo periudhë e transferimeve është e tillë. E kemi deklaruar edhe më përpara që e kemi të vështirë për të pranuar opsionet e shumta që na vijnë nëpërmjet Youtube. Unë në natyrën time jam person që kam qejf t’i shikoj një herë lojtarët në aksion dhe pastaj të vendosim me stafin teknik nëse do i marrim. Unë kam udhëtuar, kam parë lojtarë, me disa kemi negociuar, me disa kemi vështirësi sepse siç e thash janë nën kontratë. Besoj që do të bëjmë diçka deri në fund të janarit kur edhe mbyllet zyrtarisht edhe dritarja transferimeve.

Mevlan Adili ka shprehur hapur dëshirën për një bashkëpunim me Partizanin…

Shumë lojtarë mund të shprehen hapur dhe me dashamirësi për të ardhur te një skuadër e madhe si Partizani. Sigurisht ne na bëhet qejfi kur dëgjojmë kështu vlerësimesh nga futbollistët. Për sa më rezulton, nuk ka qenë një emër në tavolinën tonë.

Klisman Cake dhe Vesel Limaj ?

Cake është në kontratë me Shkëndijën. Vesel Limaj është një lojtar shumë i mirë që edhe mua personalisht më ka lënë përshtypje të mira, por ka një problematikë që ne nuk na ndihmon për regjistrimin e lojtarëve. Duke qenë se ai zotëron pasaportën gjermane ne kemi shumë problem me numrin e lojtarëve të huaj. Për momentin nuk është një opsion i yni.

Cili është qëndrimi i klubit për Rrapajn?

My position is clear. Rrabaj to respect the contract he has until 2025. For his possible transfer in a successful market as it happened with our two previous players is a process that will happen a little later and not now. We consider the transfer of Rrapaj a little early.





Lajmet e fundit nga