web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshje pa shumë histori, Interi

2023-01-18 22:05:13, Sport CNA

Interi është fitues i Superkupës së Italisë. Zikaoltëirt mposhtën në finale rivalët e qytetit, Milanin, me rezultatin e pastër 3-0.

Skuadra e Inzaghit ishte dominuese dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 10-të, ku pas një aksioni model, Dimarco tregohet i saktë përballë Tatarusanu, duke e dërguar topin në rrjetë.

11 minuta më vonë, ishte Dzeko, i cili përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së Milanit dhe shënon të dytin.

Për të vulosur shifrat në 0-3, mendoi Lautaro Martinez, i cili pasi lëviz bukur, lë pas Tomorin dhe me një gjuajtje të shkëlqyer e çon topin në rrjetë, për të tretën herë.

Interi fiton kështu trofeun e parë sezonal, ndërsa te Milani vazhdon kriza e rezultateve në këtë vit 2023.





20:53 Sport

Interi i jep

Milani dhe Interi ndeshen sot në duelin e tyre të 234-t derb...

Lajmet e fundit nga