web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kombëtarja bën ftesën e parë për mbrojtësin e talentuar, lojtari i Sassuolos u bashkohet kuqezinjëve

2022-11-03 09:45:32, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare vijon të survejojë nga larg të gjithë talentët e saj në botë. Një ndër to është dhe i riu Enriko Deri, i cili është pjesë e moshave të Sassuolos.

17 vjeçari me origjinë shqiptare ka qenë pjesë ekipit të moshave të kombëtares italiane duke zhvilluar në total 7 takime për grupmoshat e U18 A dhe U-17 A.

Mediat italiane raportojnë që Shqipëria i ka dërguar ftesë të riut për t’u bërë pjesë e Kombëtaes U-18. Trajneri Ardi Behari do të ketë në përbërje talentin premtues të Sassuolos për përballjen ndaj Malit të Zi.





Lajmet e fundit nga