web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katër gola për një pikë, Korabi ndal Dinamon me 10 lojtarë

2022-10-31 15:02:31, Sport CNA

Katër gola për një pikë, Korabi ndal Dinamon me 10

Korabi dhe Dinamo janë ndarë në barazim 2-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Kategorinë e Parë.

Një ndeshje spektakolare, e cila në fund u mbyll pa fitues. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Denilson në minutën e 35-të, por 9 minuta më vonë, vendasit barazuan shifrat me Keko.

Pjesa e dytë nisi mirë për të besuarit e Nevil Dedes, që kaluan sërish në avantazh me Preloshin në minutën e 57-të.

10 minuta më vonë, Korabi mbeti me 10 lojtarë, pasi Mziu u ndëshkua me të kuq. Megjithatë skuadra nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë shifrat me Beshiraj në minutën e 93-të.

Ky barazim i shkon përshtat Flamurtarit që tashmë kryeson i vetëm me 17 pikë, 2 më shumë se Dinamo, ndërsa Korabi mban vendin e tretë me 13 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Luzi mposhti 2-0 Tomorin, duke zhytur beratasit në një krizë të madhe rezultatesh.





Lajmet e fundit nga