web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventusi i pandalshëm në merkato, gati firma me një sulmues

2022-06-28 15:57:00, Sport CNA
Juventusi i pandalshëm në merkato, gati firma me një sulmues
Filip Kostiç

Juventusi duket se është duke hyrë në sezonin e ri me synime të qarta, për të luftuar për çdo trofe të mundshëm.

Pol Pogba dhe Angel Di Maria mund të quhen dy blerjet e para të ?Zonjës? në këtë merkato, me të dy lojtarët që janë vetëm një hap larg firmës. Por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalojnë këtu.

Edhe pse sulmi duket i kompletuar, Juventusi kërkon që të sigurojë dhe shërbimet e Filip Kostiç. Sulmuesi serb i Aintrahtit të Frankfurtit e pëlqen një transferim drejt bardhezinjve, por klubi gjerman kërkon 20 milionë euro.

Gjatë ditëve në vijim, bisedimet midis Juventusit dhe Frankfurtit priten të vazhdojnë, me mediat italiane që e shikojnë ?Zonjën? optimiste për afrimin e tij drejt Torinos.





Lajmet e fundit nga