Harroi çunin në hotel pas finales së Botërorit, Aguero tregon bëmat epike: Si e zbrita Mesin nga shpatullat se më sakatoi…
Për Serxho Kun Agueron, të shihte Argjentinën e udhëhequr ...

FSHF-ja zgjodhi të nderojë Edi Rejën, duke i dhënë mundësinë e një ceremonie lamtumire nga stoli i Shqipërisë në ditën e prezantimit të brazilianit Silvinjo. 77- vjeçari drejtoi kuqezinjtë që nga 17 prilli i 2019-ës deri në fund të 2022-shit, me një total prej 38 ndeshjesh.
Pas përfundimit të aventurës me kuqezinjtë, Reja ka dhënë një prononcim për “Top Channel”, ku ka rrëfyer në lidhje me aventurën e tij në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Italiani tregoi se kur erdhi herën e parë që pa ndeshjen Shqipëri-Turqi vuri duart në kokë.
PËRSHTYPJET E PARA- Kur kam ardhur herën e parë që pash ndeshjen Shqipëri-Turqi vura duart në kokë, erdha për të parë ekipin dhe për pak u tërhoqa thash me vete ca dua unë këtu, nuk paska asgjë për mua. Megjithatë e mora përsipër një skuadër që në atë kohë nuk kishte as krye as fund, me gjithë respektin për Panucin. Filluam me Salihin dhe Bulkun të udhëtonim në Zvicër, Greqi, Itali e disa vende të tjera për të takuar djemtë që në fillim t’i motivonim. Erdhi ndeshja e parë me Islandën dhe pak më vonë Turqi dhe mora një përgjigje të mirë nga djemtë, aty thash ok kështu mund të vazhdojmë.
LIGA E KOMBEVE- Nuk dua të gjej justifikime pasi përgjegjësia ishte e imja. Pësuam gol në fund me Islandën dhe për fat të keq humbëm gjithçka. Pas asaj ndeshjeje u takova me presidentin shkurt. Aty isha shumë i zhgënjyer dhe një ditë më pas i thash presidentit, fillo të kërkosh për një trajner tjetër.
E ARDHMJA- Kam një jetë që mendoj se do ta lë, që kur isha 58 vjec, mendova kështu se isha i lodhur. Mora drejtimin e Napolit dhe për 5 vite, më pas shkova tek Hajduku dhe e njëjta gjë, më pas katër vite tek Lazio, kalova edhe dy vite tek Atalanta dhe aty thash tani boll më. Erdhi më pas oferta e Shqipërisë dhe isha këtu deri dje zyrtarisht. Sot jam 78 vjeç, nëse do të jem ende i vlefshëm për Shqipërinë jam gati. Çfarë doni të më bëni që të vdes në pankinë…(qesh)…? Si trajner e kam mbyllur, mund të jem drejtor teknik sepse i kam që tani disa oferta nga skuadra italiane apo perëndimore.
TËRMETI- Mua nuk më pëlqen të përmend gjëra të tilla, por unë kur i bëj të tilla gjëra pozitive e ndjej me shpirt. Për njerëzit në nevojë unë bëj shpesh bamirësira dhe këtë gjë e bëjmë si familje bashkë me bashkëshorten time. Më pëlqen të jap, por asnjëherë s’më pëlqen ta tregoj.
BONUSET E KONTRATËS- Këto janë gjëra që unë i kaloj më tepër për bamirësi. Unë kështu jam i brumosur, kur ndihem i përmbushur se ndoshta fitoj një ndeshje nuk kam nevojë për premio. Në të vërtetë kam hequr dorë nga disa premio sepse nuk e ndjeja të drejtë që të merrja premio.
SILVINJO- I gjithë stafi i ri që pash janë shumë të mirë, një grup me shumë entuziazëm sepse janë ish-lojtarë të një niveli shumë të lartë. Kanë eksperiencë të madhe sepse kanë luajtur tek Barclona, në Angli, në Spanjë në Brazil. Në këtë këndvështrim kanë goxha eksperiencë dhe shumë besueshmëri, për këtë arsye një zgjedhje më të mirë nuk mund të bënte presidenti.
TOKA SHQIPTARE- Unë rikthehem këtu si një person që ka kaluar shumë mirë në Shqipëri. Dua të shkoj në Shkodër pasi më ka mahnitur libri i At Zef Pëllumbit, por edhe në Krujë pasi kam lexuar “Daullet e Shiut” të Ismail Kadares. Aty kam kuptuar shumë për luftrat e popullit tuaj dhe trimërinë e Shqiptarëve që kurrë nuk e kanë ulur kokën dhe kam kuptuar që një Shqiptari i bezdis edhe miza kur i fluturon mbi kokë jo më pushtuesi.
Për Serxho Kun Agueron, të shihte Argjentinën e udhëhequr ...
Egnatia është një nga skuadrat më aktive të Superiores, në k...
Tirana has become the most active club of this market in the...
The wait is over. The coach of Inter has decided to activate...
Carlo Ancelotti, coach, and Gennaro Gattuso, footballer, wer...
Rusia ka marrë sot përgjigjen përfundimtare nga KAS i Lozanë...
Kombëtarja e Belgjikës është në kërkim të një trajneri pas s...
Cristiano Ronaldo ka fituar pesë “Topa të Artë” në karrierën...
The elimination matches of the Albanian Cup in basketball wi...
Barcelona is in dire economic straits and its liabilities ha...
Ndeshja mes Real Madrid dhe Valencias do të vendosë përballë...
Steven Gerrard është shumë afër një aventure të re si trajne...
Cristiano Ronaldo will win 500 million euros? No, it is not ...
Redi Kasa is the next approach to the Egnatia team. The Rogo...
Faruk Sejdini was invited to the show "Procesi Sportiv", whe...
It is not a good time for the talents of Albania, who ...
Peter Olayinka "in love" with red and white colors. The form...
Egnatia bën një goditje të madhe për sulmin menjëherë pas la...
Niklas Fylkryg has turned into a silent character in this pe...
Regi Lushkja is officially a footballer of Tirana. The blue...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...