web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emergjencë te Milani, ndaj Juventusit mungon edhe portieri i dytë

2023-10-19 14:31:21, Sport CNA

Emergjencë te Milani, ndaj Juventusit mungon edhe portieri i dytë

Emergjencë portierësh te Milani. Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm të pezulluarit Mike Magnan dhe Theo Hernandez, teksa së fundmi është dëmtuar edhe portieri i dytë.

Marco Sportiello ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për klasiken e fundjavës përballë bardhezinjtë të Allegrit.

Në kushte të tilla, si titullar mes shtyllave të Milanit do të aktivizohet Antonio Mirante, portieri i tretë.

40-vjeçari, pjesë e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2021, do të luajë ndaj Juves ndeshjen e parë si titullar në Serie A me kryesuesit e Serie A.





Lajmet e fundit nga