web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 pikë në 6 ndeshjet e fundit, trajneri i Vllaznisë merr vendimin e papritur

2023-05-05 15:17:51, Sport CNA

Vllaznia duket se nuk po kalon momentet më të mira në Superligë. Shkodranët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 5 pikë në 6 ndeshjet e fundit.

Dhe kjo nuk duket një situatë aspak e qetë pasi trajneri Sedloski nuk ka dalë në konferencën për shtyp që mbahet gjithmonë një ditë para ndeshjes. Nuk dihet arsyeja se pse trajneri i shkodranëve ka zgjedhur mos të jetë sot prezent para gazetarëve. Ndoshta situata në të cilën gjendet skuadra, duke mos arritur të fitojë, ka bërë që edhe “timonieri” i kuqebluve të zgjedhë të punojë në qetësi pa trysninë e mediave.

Kujtojmë që kuqeblutë luajnë në “Elbasan Arena” ndaj Kastriotit në orën 14:00 sfidë e vlefshme për javën e 32-të.





Lajmet e fundit nga