LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Ndoten ujërat e Komanit/ Mbetje plastike në zonën turistike

2022-09-05 14:34:00, Qyteti im CNA

Foto-Ndoten ujërat e Komanit/ Mbetje plastike në zonën turistike

Mbetjet e shumta urbane kanë dyndur një nga bukuritë e rralla natyrore të Shqipërisë, Liqenin e Komanit dhe tunelin që të çon tek moli i barkave.

Nga pamjet që përcillen nga terreni me qindra shishe plastike mbetje nga më të ndryshme ushqimore veshje, e tj gjenden gjithandej në sipërfaqen e Liqenit duke krijuar një pamje të trishtuar dhe një imazh aspak serioz për turizmin malor, por dhe plazhin e jashtëzakonshëm të Lumit të Shalës.

Liqeni  përshkruhet nga mijëra turistë të huaj që frekuentojnë përmes varkave dhe tragetit,  Lumin e Shalës, Valbonën dhe pika të tjera tursitike përreth liqenit.

 Askush nga Ministria e Mjedisit agjencitë përkatëse apo pushteti lokal nuk shkon në terren të evidentojë dhe të ndërhyjë në gjendjen katastrofale të ndotjeve në Liqen dhe në infrasrukturn rrugore të Komanit.

Ndërkohë që të gjithë paguajnë bileta të majme udhëtimi nëpër Koman pamja që të ofrohet është keqardhje./CNA.al

Lajmet e fundit nga