web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytja në Shkodër/ Berisha:Katastrofën e bëri Rama  

2022-11-21 14:15:00, Politikë CNA

Përmbytja në Shkodër/ Berisha:Katastrofën e bëri Rama

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Shkodra në një konferencë për shtyp ka riakuzuar për përmbytjet, kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku.

Sipas tij, gjatë këtyre ditëve, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 lekë megavatin në bursë.

"Erdha sot pasi kam ndjekur gjatë natës me shqetësim të thellë zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës. Erdha për të shprehur solidaritetin tim me banorët e qarkut. Është gjithçka jo dora e zotit por dora e robit hajdut. Gjatë këtyre ditëve, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 lekë megavatin në bursë. Në një kohë kur, energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhojë pa asnjë lloj kufizimi pasojë në kaskadën e Drinit. Sot Rama fajin e  gjen te mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që bëri vetë”, u shpreh Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga