web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas paralajmërimit të Berishës për protestë/ Balla reagon me sulm

2022-11-17 12:27:00, Politikë CNA
Pas paralajmërimit të Berishës për protestë/ Balla
Taulant Balla

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur sot në Parlament se Sali Berisha nuk e do integrimin europian.

Kjo deklaratë erdhi pas paralajmërimit të Berishës, ku u shpreh se brenda 2 ditësh do të përcaktohet data se kur do të zhvillohet protesta e radhës.

Sipas Ballës protesta do të mbahet në 6 dhjetor, ditën kur do të vinë liderët europianë.

Gjithsesi Berisha në fjalën e tij në asnjë moment nuk përcaktoi diçka të tillë.

 “E njëjta njollë e zezë e Shqipërisë, u mundua të marrë peng Kuvendin e Shqipërisë. Vijoj ta them sa herë të më jepet mundësia, është në turpin e Kuvendit të Shqipërisë, që një nongratë me një bashkëpunëtor të Sigurimit të mundohen të pengojnë punën e Kuvendit.

Ajo që sapo shqiptarët panë si një rikthim në kohë shumë vite më parë teksa i njëjti person, e njëjta sjellje politike dhe njollë e zezë e Shqipërisë, edhe sot u mundua të marrë peng Kuvendin, aulën e demokracisë dhe natyrshëm vazhdoj ta them, është në turpin e Kuvendit që një non grata, së fundmi në bashkëpunim me një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit të mundohen të pengojnë punën e Kuvendit. Çdo institucion, çdo shtet e mbajnë rregullat e ligjet. Rregullorja e Kuvendit është e qartë kur dikush mundohet të marrë me forcë Kuvendin. Planifikimi i mitingut të radhës në ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor janë ato që shkaktojnë dhimbje që kthehen edhe në formë fyese për secilin prej nesh. Sali Berisha nuk e do integrimin.

We are in the era of the greatest danger, while yesterday, a Russian-made missile fell in a NATO member country, so it is very important to understand that the war has affected everyone", said Balla./CNA.al 

 





Lajmet e fundit nga