web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kryetari i bashkisë është Rama”/ Gazetari Fundo: Nuk e kam parë kurrë Veliajn si pjesë të PS

2025-04-22 10:27:00, Politikë CNA

“Kryetari i bashkisë është Rama”/ Gazetari Fundo: Nuk

Gazetari Elvi Fundo i ftuar në Syri Tv në emisonin “Kafe shqeto” nga Flavio Qarri ëështë ndalur te situata në bashkinë e kryeqytetit pas arrestimit të kryetarit Erion Veliaj. Fundo tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës aktualisht është kryeministri Rama dhe kjo gjë u kuptua kur shkarkoi Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn nga psotet në bashki dhe emëroi si kryetare të deleguar Anuela Ristanin.

Më tej gazetari Fundo tha se nuk e ka parë kurrë Erion Veliajn si pjesë të Partisë Socialiste dhe tha se nga qelia e Durrësit, kryeebashkiaku do të mundohet në maksimum me intriga që të ketë një pjesë të njerëzve të tij në grupin parlamentar socialist.

Fundo tregoi se Veliaj dhe njerëzit e tij, nëpërmjet mediave dhe portaleve anonime po sulmojnë njerëzit brenda Partisë Socialiste.

Kryetari i Bashkisë Tiranë është kryeministri Rama. Gjithçka u kuptua kur u shkarkuan Dokushi dhe Goxhaj dhe u emërua Ristani. Nuk e kam parë kurrë Veliajn si pjesë të PS, s’ka çfarë i bën PS. Do t’i luajë në maksimum intrigat që të ketë një potencë në grupin parlamentar dhe dikush të flasë për të. Nëpërmjet portalesh anonim, sulmojnë njerëzit brenda PS. Po zihen me nëjri-tjetrin që nesër të jenë një grup solid dhe nesër Veliaj t’i bëjë karshillëk Edi Ramës”, tha Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga