web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokrati i famshëm, thirrje Berishës/ “Ti dhe Meta nuk e mundi dot Ramën, jepni dorëheqjen”

2023-05-17 12:24:00, Politikë CNA
Demokrati i famshëm, thirrje Berishës/ “Ti dhe Meta nuk e mundi
Ilir Vrenozi

Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka reaguar ashpër pas hubmjes së koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit.

Përmes një videomesazhi, i cili është bërë viral, korçari i famshëm i ka kërkuar ish kryeministri Sali Berisha të japë dorëheqjen pasi, as Berisha as meta sipas tij nuk e mundin dot kryeministrin Edi Rama.

Vrenozi i është drejtuar Berishës që të dërgojë në garë Boçin, Spahinë, Carën dhe demokratët të zgjedhin një drejtues të ri.

Demorkati i famshëm thekson se nëse duan demokratët dhe të mirën e vendit Berisha dhe Meta duhet të largohen.  

Është një gjë që nuk e kemi në dorë bëre shumë por rezultatet tregojnë ndryshe, të vjedhura apo të pavjedhura. Zgjedhjet e 14 majit treguan se ti dhe Ilir Meta nuk e mundni dot Ramën.

Ju të dy nuk e mundni dot Ramën nëse doni demokratët dhe të mriën e këtij vendi ja ku i ke këta që humbën bashkitë merri dhe të shkojnë të garojnë pastër se ndryshe Rama është dhe 10 vjet në pushtet”, është shprehur Vrenozi. / CNA.al





Lajmet e fundit nga