LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas

2022-09-27 10:12:00, Lifestyle CNA

Pas

Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati ishin dy nga pretendentët për të fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës. Si rrallëherë publiku ishte ndarë në dy pjesë dhe ky ishte edicioni më "i nxehtë" i realizuar në vitet e fundit. 

Pas fitores së Ronela Hajatit, dyshja nuk foli më lidhur me këtë kompeticion, dhe duket se raporti i tyre miqësor u kris. Albani nuk e mbështeti Ronelën, të paktën nuk e shfaqi publikisht, ndërkohë që pati një përplasje me Agim Doçin, njërin nga anëtarët e jurisë. 

Ky i fundit shprehej se Albani duhet të konkurronte për Kosovën, ndërkohë më vonë thumbat nuk munguan nga tezja e Albanit, Albërie Hadërgjonaj, e cila aso kohe bëri një postim ku me një foto të Rona Nishliut ku shkruante:

“Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Europa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria.

Sakaq, Ardit Gjebrea së fundmi ka bërë një postim të papritur në "Instagram", ku dyshja Ronela-Alban shfaqen krah për krah njëri-tjetrit. Si mbishkrim moderatori shkruan: 

“Gati për shihemi në gjyq? Apo mos është efekti i dashurisë ‘magjike’”.

Pas

Më tej ka qenë Eni Çobani ajo që ka komentuar: 

“Një seancë nga ato që nuk harrohen”, duke etiketuar dy këngëtarët.

Kjo duket një shaka, por shpresojmë që dy artistët të vijnë me një bashkëpunim të fuqishëm për "Këngën Magjike"./CNA.al

 

 

14:45 Lifestyle

Libri që

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kishin shpresuar të transfero...

Lajmet e fundit nga